By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin
December 12, 2025
20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026
December 12, 2025
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP: Eliminimi i barrës administrative s’ka ndikim në buxhetin e komunave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > GAP: Eliminimi i barrës administrative s’ka ndikim në buxhetin e komunave
Ballina 1Financa

GAP: Eliminimi i barrës administrative s’ka ndikim në buxhetin e komunave

Kosova Times
Last updated: 2023/04/08 at 4:46 PM
Kosova Times Published April 8, 2023
Share
SHARE

Instituti GAP ka publikuar sot raportin “Ndikimi i digjitalizimit të shërbimeve të gjendjes civile në të hyrat buxhetore të komunave”.

Qeveria e Kosovës po synon të ulë barrën administrative duke digjitalizuar shërbimet dhe duke ulur koston që qytetarët duhet ta bartin për kryerjen e shërbimeve. Me barrë administrative nënkuptohet çdo procedurë që shkakton shpenzime shtesë për qytetarët dhe vonesa në marrjen e shërbimeve administrative. Instituti GAP përmes këtij raporti ka analizuar se si ndikohen komunat nga procesi i i uljes së barrës administrative dhe digjitalizimit të shërbimeve të gjendjes civile.

Disa nga dokumentet e gjendjes civile kanë filluar të ofrohen në formë elektronike nga qershori 2022 në platformën e-Kosova. Nga muaji qershor deri në fund të dhjetorit të vitit 2022, nga platforma e-Kosova, qytetarët kanë tërhequr 238,015 dokumente të gjendjes civile. Ndërsa në formë fizike, gjatë vitit 2022, qytetarët kanë tërhequr afro 2.2 milionë dokumente nga sektori i gjendjes civile. Aktualisht, në tërë territorin e Kosovës ekzistojnë 180 njësi administrative (bashkësi lokale) që ofrojnë nëntë dokumente të gjendjes civile. Sipas kalkulimeve të Institutit GAP, qytetarët pritet t’i kursejnë mbi 1.5 milionë euro në vit nga tërheqja online e dokumenteve të gjendjes civile nga platforma e-Kosova. Ngjashëm, komunat priten t’i ulin shpenzimet e tyrë të stafit, veçmas tek bashkësitë lokale, mbyllja dhe riformatimi i shumë prej të cilave është rekomanduar nga Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC).

Dilema që e ka shoqëruar nismën e uljes së barrës administrative është nëse ky proces do të shoqërohet me humbje buxhetore, veçmas nga komunat, meqë të hyrat nga administrata konsiderohen dhe trajtohen si të hyra vetanake për nivelin lokal. Sipas vlerësimit të Institutit GAP, të hyrat e 38 komunave në vitin 2022 nga lëshimi i dokumenteve dhe ofrimi i shërbimeve nga sektori i gjendjes civile ishin rreth 2.3 milonë euro, kurse shpenzimet rreth 2.2 milionë euro.

Pjesëmarrja e të hyrave financiare nga shërbimet e gjendjes civile në të hyrat vetanake të komunave është e ulët. Në pjesën më të madhe të komunave, kjo pjesëmarrje është 1% deri në 4%. Andaj, ulja apo eliminimi i barrës administrative nuk pritet të ketë ndikim të madh në buxhetin e komunave. Nga të dhënat e pranuara nga komunat, del se nuk ekziston ndonjë lidhshmëri mes numrit të stafit në zyrat e gjendjes civile nëpër komuna dhe numrit të banorëve në komunat përkatëse. Prishtina që zyrtarisht vlerësohet t’i ketë afro 220,000 banorë, ka të punësuar 39 zyrtarë apo një zyrtar/e për 5,641 banorë, ndërsa Skenderaj që vlerësohet t’i ketë 52,600 banorë ka të punësuar 17 zyrtarë apo një zyrtar/e për 3,094banorë, apo Komuna e Klinës me 40,000 banorë ka të punësuar 15 zyrtarë apo një zyrtar/e për 2,667 banorë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj

KPK anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Kosova Times April 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Milan dhe Roma ndajnë pikët në kryederbin italian

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Gjysmëfinalet e kthimit në play-off
Mediet e huaja mbi takimi e Vuciqit me Putin: Kina dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë të armatimit për ushtrinë serbe në një kohë kur tensionet po rriten…
Nis seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
BIK-u njofton se është nisur grupi i tretë për ta kryer haxhin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?