By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive
February 2, 2026
Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill
February 2, 2026
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
February 2, 2026
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rubin: Lufta kundër dezinformatave, prioritet i Qeverisë së re malazeze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rubin: Lufta kundër dezinformatave, prioritet i Qeverisë së re malazeze
Ballina 2Rajon / Botë

Rubin: Lufta kundër dezinformatave, prioritet i Qeverisë së re malazeze

Kosova Times
Last updated: 2023/04/10 at 7:44 PM
Kosova Times Published April 10, 2023
Share
SHARE

I dërguar i posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit të ShBA-së, James Rubin, tha të hënën në Podgoricë se pas bisedimeve me zyrtarët malazezë dhe krerët e partive, ai ishte “bindur se Mali i Zi nuk do t’i drejtohet më Beogradit dhe Moskës”.

Me takimet në Podgoricë, Rubin filloi vizitën e tij në vendet e rajonit ku, siç ishte paralajmëruar më parë nga Departamenti i Shtetit, do të diskutojë për luftën kundër dezinformatave ruse.

Ai, gjithashtu u tha gazetarëve në Podgoricë se beson që lufta kundër dezinformatave do të jetë prioritet i qeverisë së re malazeze.

“Nëse dezinformatat ruse dominojnë hapësirën këtu, do të jetë e vështirë të arrihet përparim. Ajo që kam dëgjuar nga liderët këtu dhe ajo që më ka inkurajuar, është se ata do të jenë të fokusuar tek ne dhe tek Bashkimi Evropian”, tha Rubin.

Ai theksoi se ka një sërë mediash në Mal të Zi që përhapin dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe se qeveria duhet të merret urgjentisht me këtë problem.

“Për shembull, Rusia dhe Kina përsërisin se në Ukrainë ka fabrika të armëve biologjike, përkundër që është vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë, ose se në një farë mënyre Shtetet e Bashkuara e donin këtë luftë, gjë që është gjithashtu e pakuptimtë”, tha ai.

Pa specifikuar nëse ka folur me liderët e lëvizjes “Evropa tani”, kandidati i së cilës, Jakov Millatoviq, është president i ri i shtetit, Rubin tha se ka dëgjuar nga “ata liderë” se janë të gatshëm t’i përkushtohen seriozisht luftës kundër dezinformimit.

“Kam biseduar me njerëz që mund të jenë pjesë e asaj Qeverie (të re) se si të luftohet kundër saj (dezinformimit) dhe cila është mënyra në pushtetin e ri për të zgjidhur sistematikisht këtë çështje. Jam i inkurajuar nga ajo që kam dëgjuar, edhe pse nuk e di se kush do të jetë në pushtet”, theksoi ai.

Ai tha se është “i kënaqur që liderët malazezë e kuptojnë” se për çfarë sfide bëhet fjalë, se lufta kundër dezinformatave është pjesë e një demokracie të suksesshme.

Rubin tha se pushtimi rus i Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022, i bëri gjërat “të qarta për të gjithë në këtë rajon”.

I pyetur se si duhet të luftojë Mali i Zi kundër dezinformatave, duke pasur parasysh ndikimin e madh të Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe, Rubin tha se duhet bërë 100 për qind përpjekje për të bllokuar kanalet e dezinformimit.

“Ne duhet të respektojmë lirinë e fjalës, ju keni të drejtë të keni qëndrime dhe të raportoni për to. Ky është problemi, gjetja e kufirit midis lirisë së medias dhe dezinformatave të rrezikshme. Është e vështirë, por është e mundur”, tha zyrtari amerikan.

Ai shtoi se kur bëhet fjalë për Kishën Ortodokse Serbe, pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrethanat në rajon dhe se sytë e të gjithëve janë hapur.

“Do të ishte mirë që besimtarët e Kishës Ortodokse Serbe të kujtojnë se edhe ukrainasit janë ortodoksë dhe se janë viktima të kësaj lufte”, tha Rubin.

Pas Podgoricës, Rubin do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ku në Tiranë do të marrë pjesë në takimet me ambasadorë amerikanë nga Ballkani Perëndimor.

Në Podgoricë, të hënën u publikua analiza e fundit e Qendrës Dixhitale Ligjore të Podgoricës (DFC), e cila tregoi se autoritetet kompetente do të duhej “t’i qasen seriozisht reduktimit të problemit të dezinformimit” në shoqëri.

“Bëhet fjalë për vullnet politik, pasi, pavarësisht ndalimit të transmetimit të Russia Today (Rusisë Sot) dhe Sputnik në territorin e Malit të Zi, është e mundur të hyni në portalet e tyre pa pengesa”, tha DFC në një analizë të datës 10 prill.

Në prill të vitit të kaluar, Agjencia kompetente e Malit të Zi për Media Elektronike mori vendim për mbylljen e mediave të Moskës, Russia Today dhe Sputnik.

Siç u tha, me atë vendim, Mali i Zi rreshtohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në monitorimin e masave kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times April 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Komuna: Ata që nuk aplikojnë për legalizim, u rrënohet

Kosova Times Kosova Times September 23, 2023
Varhelyi: Beogradi dhe Prishtina treguan guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE
Institucionet e BE-së: Serbia t’i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë
Historia e Holokaustit përmes 16 objekteve
FSB ruse u kap duke mbrojtur biznesin e vjedhjes së kartave bankare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?