By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina nis hetimet për videon ku duket se një të burgosuri i pritet koka
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina nis hetimet për videon ku duket se një të burgosuri i pritet koka
Rajon / Botë

Ukraina nis hetimet për videon ku duket se një të burgosuri i pritet koka

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 3:38 PM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) ka bërë të ditur se e ka nisur një hetim lidhur me një video të publikuar në rrjete sociale, ku pretendohet se shihet një i burgosur ukrainas i luftës teksa i pritet koka.

SBU-ja njoftoi për nisjen e hetimeve të mërkurën, më 12 prill, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cilësoi forcat ruse si “bisha”, teksa komentoi këtë video. Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë.

Kremlini e quajti videon “të tmerrshme”, por shtoi se vërtetësia e saj duhet të verifikohet pasi “ne jetojmë në një botë falsifikimesh”.

“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë: sa lehtë vrasin këto bisha… ne nuk do të harrojmë asgjë, as nuk do t’i falim vrasësit”, tha Zelensky në një video-mesazh të publikuar në Twitter më 12 prill.

SBU-ja tha se, përmes hetimit, do të përpiqet ta zbulojë nëse ka pasur shkelje të rregullave të luftës që thonë se “të burgosurit e luftës duhet gjithmonë të trajtohen njerëzisht”.

“Ne do t’i gjejmë këta të panjerëzishëm… ata patjetër që do të ndëshkohen për atë që kanë bërë”, citohet të ketë thënë kreu i Shërbimit ukrainas të Sigurisë, Vasyl Malyuk.
Më herët, Andriy Yermak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, kishte thënë në Telegram se “do të ketë përgjegjësi për gjithçka”.

Sipas mediumit amerikan CNN, një video e publikuar në rrjete sociale më 8 prill duket se tregon prerjen e kokave të kufomave të dy ushtarëve ukrainas, të cilët ishin të shtrirë pranë një automjeti ushtarak të shkatërruar. Videoja supozohet se është filmuar nga anëtarët e grupit privat mercenar rus, Wagner.

Raportimet në kanale ruse në rrjete sociale pohuan se videoja është xhiruar pranë qytetit në lindje të Ukrainës, Bahmutit, i cili është shkatërruar nga luftimet e ashpra që disa javë.

Një video tjetër e publikuar në rrjete sociale të martën, më 11 prill, dukej se tregonte pjesëtarë të forcave ruse që torturonin një të burgosur ukrainas, të cilit edhe ia prenë kokën. Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto video.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “kjo është pamje e tmerrshme dhe së pari ju duhet ta verifikoni vërtetësinë”.

“Nëse vërtetohet, atëherë duhet të gjejmë se ku dhe nga kush është kryer veprimi”, tha ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se është “absurde” që Rusia aktualisht mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përderisa “terroristët rusë” kanë pushtuar Ukrainën.

Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë tha se është “tmerruar” nga “videot veçanërisht të tmerrshme”.

Ndërsa, BE-ja ka deklaruar se mbetet e përkushtuar për t’i mbajtur përgjegjës kriminelët e luftës.

“Ne nuk kemi më shumë informacion mbi vërtetësinë e videos. Por, nëse konfirmohet, ky është një tjetër përkujtim brutal për natyrën çnjerëzore të agresionit rus”, tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali.

Që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt të vitit 2022, Rusia është akuzuar për kryerjen e krimeve të ndryshme të luftës. Kremlini i ka mohuar këto akuza.

Muajin e kaluar, Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për ato që thanë se ishin ekzekutime pa gjyq të të burgosurve të luftës në fushëbetejë – si nga forcat ruse, ashtu edhe nga ato ukrainase.

Në fillim të muajit prill, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut votoi pro zgjatjes dhe zgjerimit të mandatit të një organi hetues që heton krimet e mundshme të luftës në Ukrainë.

Konventa e Gjenevës, ligji ndërkombëtar për trajtimin e të burgosurve të luftës, thotë se “çdo veprim ose mosveprim i paligjshëm nga forca ndaluese që shkakton vdekjen ose rrezikon seriozisht shëndetin e një të burgosuri të luftës në paraburgim është i ndaluar dhe do të konsiderohet si një shkelje serioze e kësaj konvente”.

You Might Also Like

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Pse Putini nuk është i interesuar të negociojë me Zelenskyn?

Pakoja e sanksioneve për Rusinë, lajme të këqija edhe për Serbinë…

Një kameraman i BBC-së regjistroi një sulm të tmerrshëm në një spital në Gaza: U bombardua ndërsa filmonte fëmijë të kequshqyer

BE miraton sanksionet kundër Rusisë

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

The Times: SHBA e pengon Ukrainën të nisë sulmet e Storm Shadow ndaj Rusisë

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
12 raste të dhunës në familje në raportin e fundit të policisë
Putini shtyu një linjë të drejtpërdrejtë me rusët për shkak të kundërsulmimit të Ukrainës
Thatësira historike që zhveshi peizazhin e Amazonës
Fëmijët e lindur nga dhuna, viktima të harruara të luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?