“Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”, ka shtuar ndër të tjera presidentja Osmani.

Duke vënë në pah datën se kur qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm, pa viza, e para e vendit shtoi se që nga 1 janari  2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj.

“Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ndersa kryeministri i Kosovës, Kurti, tha se liberalizimi i vizave për Kosovës është lajm i mirë.

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas tij ky vendim na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. “Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, tha ai.