Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin lidhur me rastin e zgjedhjes se presidentes Vjosa Osmani.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës të përfaqësuar nga Albert Kinolli dhe Partisë Liberale Egjiptiane të përfaqësuar nga Veton Berisha se parti të këtyre komuniteteve kanë fituar në zgjedhjet e 14 shkurt 2021-s
Ajo njëzëri ka vendosur që (i) kërkesën e parashtruar nga PREBK, respektivisht Albert Kinolli të deklarojë të papranueshme, si rezultat i mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj; dhe (ii) kërkesën e parashtruar nga PLE, respektivisht Veton Berisha të deklarojë të pranueshme për shqyrtim në merita; ndërsa, me shumicë, ka vendosur që (iii) të konstatojë që Aktgjykimi [AA.nr.29/2021] i 12 marsit 2021 i Gjykatës Supreme nuk ka cenuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës, përkatësisht PLE-së, për t’u zgjedhur në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Sipas Kushtetueses, aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe që në bazë të parimit të sigurisë juridike, nuk afekton të drejtat e palëve të treta.
Në prill të 2021, Veton Berisha, kryetar i Partisë Egjiptiane, dorëzoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kontestuar vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me dyshimet për orkestrimin e votimit nga ana e “Romani Iniciativës”, në vendbanimet me shumicë serbe. /Kosovatimes/