By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës
November 2, 2025
Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sekretari amerikan i Shtetit mbështet vendimet e Schmidt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sekretari amerikan i Shtetit mbështet vendimet e Schmidt
Ballina 2Rajon / Botë

Sekretari amerikan i Shtetit mbështet vendimet e Schmidt

Kosova Times
Last updated: 2023/04/28 at 4:53 PM
Kosova Times Published April 28, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbështeti vendimet e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës së entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës si dhe ligjeve penale në këtë shtet.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht veprimin e përfaqësuesit të lartë për të ndihmuar Bosnjën dhe Hercegovinën të ecë përpara drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Blinken në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Populli i Bosnjë e Hercegovinës ka nevojë dhe meriton një qeveri funksionale, efikase dhe të përgjegjshme”, shtoi Blinken.

Edhe Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë, të enjten, përshëndeti vendimin e kreut të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë (OHR).

Përmes këtyre ndryshimeve, Christian Schmidt mundësoi formimin e Qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, gati shtatë muaj pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor të vitit të kaluar. Përveç ndryshimeve të përhershme, ai ka marrë edhe një vendim të përkohshëm që do të jetë i vlefshëm vetëm për këtë cikël zgjedhor.

“Është për të ardhur keq që përfaqësuesi i lartë duhej të ndërhynte. Megjithatë, është e qartë se edhe një periudhë tjetër e qeverisjes me mandat teknik, do të ishte e dëmshme dhe destabilizuese jo vetëm për Federatën boshnjake-kroate, por edhe për të gjithë Bosnjë e Hercegovinën”, ka theksuar ambasada e ShBA-së në Bosnjë, përmes Twitter-it.

Sipas amendamenteve të Kushtetutës së Federatës boshnjake-kroate, të cilat i ka vendosur Schmidt, nëse të dy nënkryetarët nuk japin pëlqimin e tyre, por vetëm njëri, një propozim i tillë emërim i paraqitet Dhomës së Përfaqësuesve, ku për konfirmim kërkohet shumica e thjeshtë.

Risi është se për një gjë të tillë votohet edhe në Dhoma e Popullit e Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë imponoi gjithashtu ndryshime në ligjet penale të Federatës dhe të Republikës Sërpska me qëllim “forcimin e integritetit të zgjedhjeve”.

Sipas këtyre ndryshimeve, që janë identike për të dy entitetet, kushdo që kërkon ose merr para ose ndonjë vlerë apo përfitim, sikurse punësimi, ose ndërmjetëson për një gjë të tillë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet dhe gjobitet me para.

Më 28 prill, një grup i qytetarëve dhe disa anëtarë të Partisë boshnjake për Veprim Demokratik po protestojnë para Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate, për shkak të vendimit të përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt, lidhur me zhbllokimin e formimit të qeverisë së kësaj federate.

Protesta para Parlamentit të Federatës bosnjake-kroate, gjatë seancës së Dhomës së Përfaqësuesve të këtij Parlamenti, 28 prill 2023.
Protesta para Parlamentit të Federatës bosnjake-kroate, gjatë seancës së Dhomës së Përfaqësuesve të këtij Parlamenti, 28 prill 2023.

Për protestë ka bërë thirrje Partia e Veprimit Demokratik (SDA), partia më e madhe boshnjake në Bosnjë e Hercegovinë, e cila i konsideron vendimet e Schmidt për formimin e qeverisë si “të papranueshme” dhe “jokushtetuese”. Kjo parti nuk do të jetë pjesë e pushtetit nëse të premten konfirmohet qeveria.

Protestat u organizuan gjatë kohës kur Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate duhet të votojë për qeverinë e re, gjë që u bë e mundur me vendimin e Schmidt.

Qeveria e Federatës u formua për herë të fundit në vitin 2015 dhe ka qenë me “mandat teknik” që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018.

You Might Also Like

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Policia përjashton motivin terrorist në sulmin në trenin e Londrës

Kosova Times April 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbët në Gjermani kanë frikë?! Kjo parti e madhe i kërcënoi me largim! Dveri dhe Zavetnici kanë qenë miq me të

Kosova Times Kosova Times January 12, 2024
Trashëgimtarja amerikane shet thesarin kulturor rus për të mbështetur Ukrainën
“Vulin është një nuskë, si Sheshelj dhe Vuçiq me Millosheviçin”
Nisja e një anijeje të re kozmike të drejtuar në Shtetet e Bashkuara u shty dy orë para nisjes
Infrakos: Stacioni i Trenit në Pejë nuk do të ndryshojë, mbrohet nga trashëgimia kulturore e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?