Përkrenarja besohet të jetë prodhuar në mes të fundit të viteve 1400 dhe 1600, e njohur si kabaset ose capacete, që do të thotë “stili iberik”.Arkeologët italianë së fundmi hasën në një zbulim të jashtëzakonshëm në detin Jon, jo shumë larg bregut juglindor të Siçilisë.
Anëtarët e organizatës “Superintendence of the Sea” dhe studiues nga Universiteti i Napolit morën pjesë në kërkimin e botës nënujore.
Gjatë zhytjes, një nga studiuesit hasi në një “gur të pazakontë”, dhe më pas ai u kënaq kur kuptoi se kishte një përkrenare luftarake praktikisht të padëmtuar para tij.
Thuhet se është gjetur në një thellësi prej pesë metrash, dhe se ka qenë e mbuluar me minerale, transmeton “Fox News”.
Përkrenarja besohet të jetë prodhuar në mes të fundit të viteve 1400 dhe 1600, e njohur si kabaset ose capacete, që do të thotë “stili iberik”.
Një nga zhytësit ndihmoi për ta nxjerrë atë me kujdes në sipërfaqe, dhe me shumë mundësi për herë të parë jashtë ujit në 600 vitet e fundit!
“Kjo lloj helmete ka qenë shumë e përhapur në këmbësorinë e asaj periudhe, por është përdorur edhe nga trupat e anijeve. Me kërkime të mëtejshme do të përcaktojmë nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për një gjetje më të madhe”, theksojne ata.\ Kosovatime\