By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AGK kërkon nga autoritetet trajtim serioz më të madh mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AGK kërkon nga autoritetet trajtim serioz më të madh mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna
Ballina 1Lajme

AGK kërkon nga autoritetet trajtim serioz më të madh mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna

Kosova Times
Last updated: 2023/05/03 at 4:50 PM
Kosova Times Published May 3, 2023
Share
SHARE

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, sot në nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ka mbajtur një deklaratë për medie përballë Pallatit të Drejtësisë, për të bërë thirrje për prokurorët dhe gjyqtarët që të trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj gazetarëve.

Përmes kësaj shkrese, ata shprehin shqetësimet e tyre  në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës kundër gazetarëve duke kërkuar nga ana e autoriteteve te ndjekjes penale si pjesa kryesore e sistemit të drejtësisë, të trajtojnë me seriozitet më të madh mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna e cila vjen si rezultat i ushtrimit të aktivitetit të tyre si raportues të çështjeve të cilat përbëjnë interes publik.

“Në pesë vitet e fundit, AGK-ja ka regjistruar 120 raste kërcënimesh, ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias. Gjithsej, 17 raste janë regjistruar në vitin 2018, 21 raste në vitin 2019, 24 raste në vitin 2020, 29 raste në vitin 2021 dhe 33 raste gjatë vitit 2022. Vetëm këtë vit deri në momentin që po flasim janë shënuar 11 raste sulmesh, me më të rëndin atë fizik kundër gazetarit Valon Syla. Kështu, numri i rasteve të kërcënimeve, sulmeve dhe ngacmimeve ndaj gazetarëve është rritur vit pas viti”, theksohet në deklaratë.

Sipas tyre sulmet ndaj gazetarëve, pos që paraqesin vepra penale kundër jetës dhe trupit, ato cenojnë edhe një prej lirive bazë në një shoqëri demokratike, që është liria e shprehjes.

“Duke mos minimizuar rrezikun e asnjë vepre penale, rastet e sulmeve ndaj gazetarëve kanë një rrezikshmëri të veçantë, që përpos në palën e dëmtuar, e vënë në rrezik edhe lirinë e shprehjes së gazetarëve dhe lirinë e informimit të qytetarëve. Rritja e sulmeve ndaj gazetarëve kërkon reagim urgjent dhe adekuat nga ana e sistemit të drejtësisë”.

AGK-ja, e vlerëson lartë miratimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi me të cilin parashihet që rastet e gazetarëve të trajtohen brenda një afati të shkurtër kohor ashtu siç e vlerëson edhe caktimin e koordinatorëve për rastet e dhunës kundër gazetarëve nga ana e prokurorëve.

“Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, shqetësimet tona kryesore mbesin kualifikimi i gabuar i veprave penale nga ana e prokurorëve ndaj sulmueseve të gazetarëve, kryesisht duke përzgjedhur vepra më të lehta penale dhe zvarritja e rasteve në gjykata dhe dënimet jashtëzakonisht të ulëta ndaj sulmueseve të gazetarëve të shqiptuara nga gjykatësit. Ne kërkojmë nga prokurorët që në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të ndërmarrin hetime profesionale dhe të pavarura dhe akuzat ndaj sulmueseve të gazetarëve t’i përpilojnë duke marrë parasysh jo vetëm rrethanat lehtësuese por edhe ato rënduese me qellim të dekurajimit të sulmeve ndaj gazetarëve. Nga gjyqtarët kërkojmë që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet të lartë dhe sulmuesit të marrin dënime që reflektojnë rrezikshmërinë që iu kanoset gazetarëve e jo të shqiptohen dënime të lehta”, theksojnë AGK.

Duke pasur për bazë misionin e AGK-së në mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e gazetarëve, promovimin, inkurajimin dhe përmirësimin e gazetarisë cilësore dhe të hapur në Kosovë, si dhe pozitën e gazetarëve në Kosovë, na lejoni që të shprehim gatishmërinë e plotë të AGK, për çfarëdo forme të bashkëpunimit e cila ka për qëllim sigurinë e gazetarëve dhe krijimin e një mjedisi të lirë medialë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

Kosova Times May 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Trump i jep fund koordinimit ushtarak me Izraelin: Biseda për Iranin shkaktoi mosmarrëveshje serioze me Netanyahun

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
Pushteti në Serbi kundër festivalit “Mirëdita Dobar dan”
Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë
Shqipëria përgatitet për vizitën e sekretarit Blinken
Në jug të Anglisë, 58,000 shtëpi janë pa ujë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?