Forca ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar një dron të sajin, i cili kishte humbur kontrollin mbi qendër të Kievit.
Për rreth 15-20 minuta, mbrëmjen e së enjtes, kishte shpërthime, derisa mbrojtja ajrore bënte përpjekje ta rrëzonte atë në një zonë pranë Zyrës së Presidentit.
Shefi i shtabit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak, tha fillimisht se droni i rrëzuar, “ishte i armikut”, duke iu referuar ushtrisë pushtuese ruse.
Por, forca ajrore pranoi më vonë se droni ishte ukrainas dhe se ishte shkatërruar për t’i shmangur “rrethanat e padëshirueshme”.
Sipas saj, rrëzimi i dronit nuk shkaktoi viktima apo të plagosur.
Incidenti ndodhi pasi Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi të supozuar me dron, të mërkurën, në Kremlin.
Sipas Moskës, sulmi kishte për qëllim vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nuk ishte në ndërtesë në atë kohë.
Kievi i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka lidhje me sulmin e supozuar.
!! Ukrainian air defense just show down at least two missiles or drones right over my apartment in central Kyiv in rush hour traffic. People running down the street. Some stopped to watch the explosions. Totally surreal. pic.twitter.com/UKTL7Z47SA
— Christopher Miller (@ChristopherJM) May 4, 2023