Zllata, Zhivka, Dijana, Sellma dhe Ellma udhëtuan nga Beogradi në Prishtinë për festivalin “Mirëdita, Dobar dan”, ku performuan këngët e tyre me mesazhe kundër diskriminimit, dhunës e martesave të hershme.
Pesë vajzat rome të grupit Pretty Loud shpresojnë që mesazhi i tyre të përçohet përtej komunitetit rom.