By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen
January 24, 2026
Një recetë për mish aq të shijshëm sa do ta lëpini salcën nga pjata juaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ e Shqipërisë kërkon nga prokuroria ta parandalojë shitblerjen e votave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > KQZ e Shqipërisë kërkon nga prokuroria ta parandalojë shitblerjen e votave
Ballina 2Rajon / Botë

KQZ e Shqipërisë kërkon nga prokuroria ta parandalojë shitblerjen e votave

Kosova Times
Last updated: 2023/05/11 at 2:19 PM
Kosova Times Published May 11, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar parandalimin e krimeve zgjedhore përmes një letre drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) 3 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

Më 14 maj në Shqipëri votohet për zgjedhjen e 61 kryetarëve të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

Celibashi kërkoi që prej ditës së enjte dhe deri në përfundim të procesit të numërimit të votave të ketë një vëmendje më të shtuar nga këto institucione, për të parandaluar krimet zgjedhore dhe për t’i evidentuar ato.

“Sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën. Rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. Kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave”, thuhet në letrën që u drejtohet institucioneve hetimore.

Letra vjen një ditë pasi në Tiranë u arrestua një 52-vjeçar pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku flitej për blerjen e 4 votave për 15 mijë lekë (135 euro).

Personi tjetër që bisedonte me të përmes telefonit u procedua në gjendje të lirë.

Shitblerja e votës është një nga problemet kryesore që është raportuar në çdo proces zgjedhor në Shqipëri.

Edhe në raportin e misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri, ODIHR, për zgjedhjet e fundit të zhvilluara në këtë shtet më 25 prill të vitit 2021, theksohet se “ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, pretendimet e besueshme të blerjes së votës ishin të pranishme gjatë dhe pas fushatës dhe hetimet filluan në një numër çështjesh. Pretendime të tilla nuk ishin të kufizuara në asnjë parti”.

OSBE/ODIHR rekomandoi që agjencitë e zbatimit të ligjit të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votave.

You Might Also Like

Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku

Dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi – “Gjëmba” territoriale

Rrëshqitje dheu përfshin një fshat në Java Perëndimore

Strategjia e re e mbrojtjes së SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian

Kosova Times Kosova Times December 19, 2025
BE sqaron risitë për lëvizjen në Shengen
Zelensky: Dobësia e Rusisë është e qartë
Vuçeviq: Nga përgjigjja e KFOR-it duhet të nxirren përfundime
Horoskopi ditor për 20 janar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?