Ballkani ka fituar ndaj Ferizajt me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 35-të të Superligës së Kosovës, duke i mjaftuar të shpallej kampion pas dështimit të Dritës.
Në pjesën e parë edhe pse Ballkani dominoi, nuk arriti të gjejë golin e epërsisë.
Edhe në pjesën e dytë të besuarit e Ilir Dajës vazhduan me sulme dhe në minutën e 67-të arritën të zhbllokojnë rezultatin.
Harkimit në zonë iu përgjigj Edvin Kuc që me kokë shënoi për 1-0.
Pas nëntë minutash ishte radha e Meriton Korenicës që përfitoi nga një top i kthyer për të shënuar për 2-0.
Deri në fund, Ballkani e menaxhoi lojën dhe mori tri pikët e nevojshme për tu shpallur kampion.
Kjo është hera e dytë me radhë që Ballkani shpallet kampion i Kosovës, pasi edhe në sezonin e shkuar ia arritën të njëjtën gjë.