By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në Ballkan
January 20, 2026
Homazhe në Preshevë, kujtohen dëshmorët e kombit
January 20, 2026
Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”
January 20, 2026
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i pafajshëm
January 20, 2026
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E vërteta e rritjes ekonomike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > E vërteta e rritjes ekonomike
Ballina 1Financa

E vërteta e rritjes ekonomike

Kosova Times
Last updated: 2023/05/21 at 9:13 AM
Kosova Times Published May 21, 2023
Share
SHARE

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, jo rrallëherë lavdërohen për suksesin që ka arritur vendi, sa i përket rritjes ekonomike.

Gjatë kësaj jave, edhe të dhënat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), treguan se Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon.

Sipas këtij institucioni financiar ndërkombëtar, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike 3.5 për qind këtë vit dhe deri në 4 për qind vitin e ardhshëm.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetin social Facebook vlerësoi se kjo është meritë e punës së Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Këto rezultate, nuk janë të rastësishme. Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin, është ajo e duhura, ku frytet dhe benefitet do t’i shohim edhe në vitet e ardhshme. Qëllimi i Qeverisë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme e të vijojë të shfrytëzohet potenciali ekonomik”, shkroi Bislimi.

Kosova edhe në qeverisjet e mëhershme, sipas të dhënave të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, ka pasur rritjen ekonomike më të lartën në rajon.

Por, edhe përkundër kësaj rritjeje, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova ka pasur probleme të mëdha ekonomike, siç janë papunësia dhe varfëria.

Me këto dy probleme, Kosova është përballur ndër vite.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte 16.6 për qind.

Ndërkaq, të dhënat për gjithë vitin 2021, tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20 për qind.

Me mbi 1.7 milion banorë, Kosova konsiderohet të jetë një nga vendet më të varfra në Evropë.

Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Skenderi: Kosova nuk mund të lavdërohet me rritjen ekonomike

Profesori i lëndës së Makroekonomisë dhe Mjedisit në Biznes në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, thotë se derisa janë këto shifra të papunësisë dhe varfërisë, Kosova nuk mund të mburret me rritjen ekonomike.

“Edhe pse e kemi një rritje ekonomike simbolike, nuk është ajo që adreson problemet ekonomike dhe sociale në Kosovë dhe që do të përmirësonte gjendjen ekonomike të qytetarëve të cilët janë goditur edhe nga inflacioni i lartë”, thotë Skenderi për Radion Evropa e Lirë.

Për të zbutur këto probleme ekonomike dhe sociale që ka Kosova, vlerësohet se rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore dhe të mbajë atë trend për shumë vite.

Profesor Skenderi thotë se në një shtet ku inflacioni është dyshifror, krijohen probleme të mëdha në ekonomi.

“Shporta mujore e konsumatorit po përkeqësohet çdo ditë. Këtu është problemi më i madh”, thekson ai.

Nga fundi i vitit 2021, inflacioni në Kosovë ka qenë në rritje.

Norma mesatare e inflacionit në vitin 2022 ka qenë gati 12 për qind.

Rritjes së inflacionit gjetkë në botë i kanë kontribuar në masë të madhe pandemia e koronaviursit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Për ta kontrolluar inflacionin, Banka Qendrore Evropiane ka rritur në mënyrë agresive normat e interesit, duke i çuar ato nga zero sa kanë qenë në mesin e vitit 2022, në 3.5 për qind në mars të këtij viti.

Pse ka Kosova rritje ekonomike më të lartë se vendet e rajonit?

Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se arsyeja se pse Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon është “për shkak të parave të dërguara nga diaspora dhe shpenzimet që ata bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm vitin e kaluar, remitencat kanë kapur vlerën e mbi 1.2 miliard eurove.

“Përveç remitencave, një ndikim të madh, krahasuar me vendet e rajonit, ka pasur edhe rritja e sektorit të ndërtimit. Edhe ky sektor ka pasur rritje si rezultat i diasporës, të cilët blejnë e ndërtojnë shtëpi në Kosovë”, thotë Skenderi.

Po ashtu, një indikator tjetër që ka ndikuar në rritjen ekonomike, siasp profesor Skenderit janë edhe investimet direkte, të cilat gjithashtu i atribuohen diasporës.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove – nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021.

Sipas BQK-së, investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës.

Sa është e qëndrueshme rritja ekonomike?

Për një rritje ekonomike më të qëndrueshme, profesor Skenderi thotë se duhet të dizajnohen një model tjetër i ekonomisë.

“Për të pasur një rritje ekonomike të qëndrueshme, Qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet në ndryshimin e strukturës ekonomike. Duhet t’i orientojë masat stimuluese në drejtim të sektorit prodhues”.

“Të gjitha paratë neve na shkojnë në importe, për gjërat që ne mundemi vetë t’i prodhojmë. Stimujt ekonomikë duhet të përqendrohen në sektorin e prodhimit, bujqësisë”, thotë Skenderi.

Me deficitin e lartë tregtar që ka Kosova, shton Skenderi, vështirë se mund të zhvillohet ekonomia.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në një intervistë dhënë për REL-in në janar, ka paralajmëruar se deficiti tregtar është duke ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik të Kosovës.

Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2022, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej mbi 900 milionë eurosh, ndërsa ka importuar produkte në vlerë mbi 5 miliardë euro.

Rrjedhimisht, deficiti tregtar i Kosovës në vitin 2022 ka arritur në mbi 4 miliardë euro.

You Might Also Like

Davos, Kurti në panelin e Shtëpisë së SHBA-së:Besimi, shtyllë e lidershipit

Sot në Davos, Kurti do të flasë për demokracinë e Kosovën

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Serbia në rënie

Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

Kosova Times May 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Jep dorëheqje shefi i inteligjencës së ushtrisë izraelite

Kosova Times Kosova Times April 22, 2024
Rusia do të shpenzojë një rekord prej 11 trilionë rubla për ushtrinë në vitin 2024
Ky ushqim shkatërron veshkat
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Milatoviq pret që të ruhet qasja për pavarësinë e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?