Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit,
“Defender Europe 2023” [Mbrojtësi i Evropës 2023], që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Ceremonia e hapjes u mbajt të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
![Mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-bafc-08db5a003434_w1023_s.jpg)
Mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
![Ceremonia e hapjes u mbajt, të dielën, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-3a36-08db5a004954_w1023_s.jpg)
Ceremonia e hapjes u mbajt, të dielën, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
![Më pas, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-5a5b-08db5a004cdf_w1023_s.jpg)
Më pas, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së.
![Kosova do të jetë vendi i katërt - me më së shumti ushtarakë që do të marrin pjesë në këtë stërvitje - në mesin e 25 vendeve pjesmarrëse.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-efeb-08db5a003440_w1023_s.jpg)
Kosova do të jetë vendi i katërt – me më së shumti ushtarakë që do të marrin pjesë në këtë stërvitje – në mesin e 25 vendeve pjesmarrëse.
![Disa pjestarë të FSK-së.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-b4f3-08db5a003f32_w1023_s.jpg)
Disa pjestarë të FSK-së.
![Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjeve ushtarake "Defender Europe 2023". Kurti tha se kjo është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-d98f-08db5a003437_w1023_s.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2023”.
Kurti tha se kjo është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.
![Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së "Defender Europe 2023", tha se stërvitjet kanë për qëllim edhe shfaqjen e përkushtimit të aleatëve dhe "partnerëve evropian për të përmirësuar shkallën, kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-9850-08db5a003fd3_w1023_s.jpg)
![Drilli ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-0f99-08db5a004087_w1023_s.jpg)
Drilli ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
![Stërvitjet e koduara si “Defender Europe” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-656a-08db5a004035_w1023_s.jpg)
Stërvitjet e koduara si “Defender Europe” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga ShBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit.
![Një ushtar gjatë ceremonisë hapëse të "Defender Europe 2023", në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-2ac3-08db5a00342f_w1023_s.jpg)
![Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t'i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-489a-08db5a004d89_w1023_s.jpg)
Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t’i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë.
![Qytetarët i shohin nga afër pajisjet e FSK-së.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-8cdb-08db5a004ce0_w1023_s.jpg)
Qytetarët i shohin nga afër pajisjet e FSK-së.