By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lodra toksike në treg: Rrezik për shëndetin e fëmijëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lodra toksike në treg: Rrezik për shëndetin e fëmijëve
Ballina 1Lajme

Lodra toksike në treg: Rrezik për shëndetin e fëmijëve

Kosova Times
Last updated: 2023/06/04 at 1:06 PM
Kosova Times Published June 4, 2023
Share
SHARE

Në shumë dyqane në Kosovë mund të gjenden lodra që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, por edhe të personave tjerë që bien në kontakt me to.

Dhjetëra produkte të plastikës, pambukut dhe xhelatinës, që nuk i plotësojnë kriteret për t’u plasuar në treg, janë identifikuar nga Radio Evropa e Lirë në disa dyqane në Prishtinë, që shesin artikuj me çmime të lira: një euro një lodër.

Lodrat e tilla rrisin rrezikun që fëmijët të përballen me sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe dëmtim të shëndetit riprodhues, thonë ekspertë të fushës.

Autoritetet, përfshirë Inspektoratin e Tregut, thonë se bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

Sipas direktivave të Bashkimit Evropian, janë tri kritere bazë që duhet të respektohen për t’i importuar dhe vendosur lodrat në treg.

Ato duhet të përmbajnë në paketim ose të ngjitur diku në trup shenjën “CE”, e cila tregon se prodhuesi ose importuesi konfirmon përshtatshmërinë e mallrave me standardet evropiane të sigurisë shëndetësore dhe mbrojtjes së mjedisit, pastaj një letër me përshkrimin dhe përdorimin e produktit, si dhe grup-moshën për të cilën janë të ndaluara.

Kosova plot me lodra “të dyshimta”

Dhjetëra lodra që ka identifikuar REL-i në tregun e Kosovës, nuk i plotësojnë këto kritere.

Me 1 euro, REL-i ka blerë në një dyqan në Prishtinë një set shkollor fals të prodhuesit të njohur të lodrave “L.O.L. Surprise”. Produkti origjinal në ueb-faqe të ndryshme shitet për një çmim që sillet nga 15 deri në 20 euro.

Produkti fals i blerë në Prishtinë nuk e ka mbishkrimin “CE”, nuk ka informacione të përdorimit e as grup-moshën për të cilën nuk rekomandohet përdorimi.

Produkti mban mbishkrimin “Made in China”, ose i bërë në Kinë, ndërsa barkodi, që përmban informacione mbi të, lidhet me një qendër tregtare në shtetin e Libisë.

Dyqani në Prishtinë kishte dhjetëra produkte që, pasi u testuan nga ekipi i REL-it, doli se përmbajnë barkode të rreme.

Lodra fals “L.O.L. Surprise".
Lodra fals “L.O.L. Surprise”.

Njëri nga shitësit në dyqan tha se lodrat vijnë nga Kina dhe se importohen nga një kompani për të cilën refuzoi të ndante detaje.

“Unë i blej nga një person këtu në Kosovë. Ai i merr në Kinë dhe Turqi a Shqipëri, s’jam i sigurt. A kështu, prej Kinës janë – me aq sa di unë”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë shikoi të dhënat e importit nga Dogana e Kosovës, ku rezulton se nga 1 janari i vitit 2022 deri më 31 dhjetor 2022, nga Kina janë importuar lodra në vlerë prej mbi 9.7 milionë eurosh.

Lodra të dyshimta edhe në rrugë e sheshe

Albulena Nrecaj nga Prishtina, nënë e një vajze dy vjeçe, thotë se e ka të vështirë t’iu ikë lodrave që mund të jenë të dyshimta.

“Gjithmonë para se të blej lodra për vajzën, ua lexoj përmbajtjen apo kartën e marketingut. Por, fatkeqësisht, lodrat që plotësojnë standardet e sigurisë dhe atë të përmbajtjes së materialeve jo të dëmshme për shëndetin, kanë kosto shumë të lartë. Në anën tjetër, lodrat e dyshimta pa shënimet e nevojshme, janë prezente gjithkund, rrugëve dhe shesheve”, thotë Nrecaj për Radion Evropa e Lirë.

“Vajza ime është e ekspozuar ndaj tyre dhe është e pamundur t’ia shpjegoj se pse nuk mund ta ketë një lodër të caktuar, të cilën ajo e dëshiron, se e ka parë në shesh të ekspozuar”, shton ajo.

Rreziku që paraqesin lodrat toksike, ka qenë temë e madhe diskutimi në Kosovë në vitin 2018, kur atëbotë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dërguar 15 mostra lodrash në një laborator në Holandë dhe 12 prej tyre kanë rezultuar se kanë qenë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

Mes tjerash është konstatuar se ato përmbajnë materie toksike, që mund ta dëmtojnë organizmin e fëmijëve.

Set shkollor fals për fëmijë pa certifikatë "CE".
Set shkollor fals për fëmijë pa certifikatë “CE”.

Inspektorati i Tregut, asokohe, ka konfiskuar një sasi të lodrave që janë konsideruar të rrezikshme dhe, rrjedhimisht, është ndaluar importi i tyre.

Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, Inspektorati i Tregut thotë se angazhohet vazhdimisht që të mos lejojë lodra të rrezikshme të qarkullojnë në treg.

Sipas këtij institucioni, lodrat që lejohen në treg, duhet t’i përmbushin disa parametra fizikë dhe disa kimikë, pra nuk duhet të përmbajnë elemente kimike të rrezikshme për fëmijët.

“Inspektorati i Tregut sigurohet që të gjitha lodrat që qarkullojnë në tregun e brendshëm, të jenë të shoqëruara me dokumentacion teknik, të lëshuar nga prodhuesi, por edhe nga laboratorët e akredituar, me të cilin dëshmohet se lodrat, para se të vendosen në treg, janë prodhuar dhe testuar konform standardeve përkatëse”, thuhet në deklaratë.

Edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë sigurojnë se bëjnë kontrolle të vazhdueshme të lodrave në treg.

“Ne garantojmë se në kuadër të mandatit dhe kompetencave tona, rregullisht bëjmë kontrollin e lodrave, qoftë në tregun e brendshëm, qoftë në pika doganore, para se ato të futen në treg”, thonë nga kjo ministri dhe shtojnë se në muajin prill janë ndaluar gjashtë lloje lodrash që nuk e kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe laboratorin “SGS” në Holandë, me kërkesën që të lejojë qasje në rezultatet e analizave të kryera me kërkesë të Qeverisë së Kosovës në vitin 2018, por nga kjo kompani thanë se nuk mund t’i ndajnë rezultatet me palë të treta.

Nga “SGS” nuk konfirmuan nëse institucionet e Kosovës kanë dërguar ndonjë mostër tjetër për testim që nga viti 2018.

“Rrezik i lartë” për fëmijët

Siguria e lodrave në Kosovë rregullohet me Rregulloren për Sigurinë e Lodrave, e cila, mes tjerash, specifikon se lodrat duhet të kenë shkronjat “CE” si dhe të gjitha përshkrimet dhe detajet e nevojshme në gjuhën shqipe.

Përkundër kësaj, tregu i Kosovës vazhdon të jetë i mbushur me lodra që që s’u dihet as përmbajtja e as prejardhja dhe kjo paraqet “rrezik të lartë” për shëndetin e fëmijëve, thotë drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Violeta Grajçevci-Uka.

“Lodrat toksike shkaktojnë dëme te fëmijët, sepse fëmija e prek me dorë lodrën. Po ashtu, fëmijët i vendosin lodrat edhe në gojë – pra, janë të rrezikshme. Lodrat duhet të testohen nga institucionet kompetente”, thotë Grajçevci-Uka për Radion Evropa e Lirë.

Lodra nga Kina në një dyqan në Prishtinë.
Lodra nga Kina në një dyqan në Prishtinë.

Nga 15 maji, Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë përgjigje nga Dogana e Kosovës se pse lejohet importi i këtyre produkteve të dyshimta, mirëpo pa sukses.

Në të dhënat e saj për vitin 2022 janë disa kategori të lodrave që hyjnë nga Kina, të tilla si: lodra prej plastikës, kukulla, lodra që paraqesin kafshë ose figura njerëzore, triçikleta, skuterë, makina me pedale e të tjera.

Nga Dogana nuk ka informacione nëse është ndaluar importi i ndonjë sasie apo lloji lodrash në vitet e fundit.

Santos: Mos t’i helmojmë fëmijët

Tatiana Santos, shefe për Politika të Kimikateve pranë Byrosë Evropiane të Mjedisit, thotë për Radion Evropa e Lirë se shëndeti i fëmijëve, por edhe i personave të tjerë, është në rrezik në të gjithë Evropën, për shkak të kimikateve që përmbajnë disa lodra.

Santos thotë se në bazë të hulumtimeve të bëra, ka dalë se në shumë lodra ka përqendrim të lartë të materieve toksike, që dëmtojnë seriozisht organizimin e fëmijëve, përfshirë shkaktimin e sëmundjeve të ndryshme, pengimin e zhvillimit, atakimin e zhvillimit të inteligjencës e tjera.

“Legjislacioni që i mbron fëmijët qartë nuk është i mjaftueshëm. Ne kemi legjislacion të fuqishëm për lodrat [në BE], por nuk është i mjaftueshëm… Ka shumë kimikate që mbesin të pakontrolluara”, thotë Santos.

Santos veçon edhe “lodrat ilegale”, të cilat, sipas saj, nuk kanë kurrfarë kontrolli të cilësisë e as sigurisë.

“Ne i kemi edhe produktet ilegale që futen në tregjet tona dhe shumica nga to vijnë nga Kina. Rreziku më i madh është se ato janë produkte të lira, kështu që qytetarët kanë prirje t’i blejnë ato. Pra, janë shumë pak të mbrojtur”, thotë Santos.

Balona nga Kina në dyqane në Kosovë.
Balona nga Kina në dyqane në Kosovë.

Në Kosovë nuk ka të dhëna sa u takon rasteve të sëmundjeve apo efekteve anësore që mund t’i kenë shkaktuar lodrat toksike.

Megjithatë, ka raste të shpeshta që fëmijëve u rrezikohet jeta pasi përpijnë pjesë të lodrave.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Grajçevci-Uka, thotë se është e nevojshme që gjatë importit, të sigurohet se lodrat janë të sigurta, si nga materiet përbërëse, por edhe nga aspekti fizik i krijimit të tyre.

“Lodrat duhet të vijnë prej vendeve të sigurta”, thotë ajo.

Viteve të fundit, dhjetëra shtete në mbarë botën kanë larguar nga tregjet qindra lloje të lodrave të rrezikshme.

Një raport i publikuar këtë vit ka gjetur se vetëm 10 nga 30 llojet më të shitura të xhelatinës, e njohur “slime”, përmbushnin standardet e Bashkimit Evropian.

Te shumica prej tyre është identifikuar një substancë kimike, që është shtatë herë më e lartë sesa standardet e BE-së, është thënë në raportin që ka publikuar “Toxics-Free Corps”, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Kinë, e cila fokusohet në sigurinë kimike dhe çështjet e shëndetit publik.

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Kosova Times June 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Thirrje për hetimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në veri

Kosova Times Kosova Times December 11, 2022
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë dhe të ndërtimit
Borrell njofton për bisedën me Stoltenberg rreth situatës në veri
Torina ndahet baras ne Bolognan, Vojvoda zverdhet
Kuvendi votoi Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, 2022-2027
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?