By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Jennifer Lopez, 54 vjeçe, me fytyrë të freskët, i kthen vitet mbrapa teksa tregon të pasmet e saj me xhinse
October 2, 2023
CNN për situatën në Kosovë: Ngritje e paprecedentë e artilerisë, tankeve dhe njësive të këmbësorisë serbe pranë kufirit me Kosovën
October 2, 2023
“Ofroni një vizion të Serbisë në të cilin të gjitha gënjeshtrat për Kosovën kanë rënë”: Një letër e hapur nga Dejan Atanackovic, një artist pamor dhe shkrimtar, drejtuar opozitës pro-evropiane
October 2, 2023
Kurti: Sulmi terrorist me plan për të aneksuar veriun e Kosovës
October 2, 2023
Arrestohet për dhunim një person në Ferizaj
October 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë
Ballina 1Lajme

Trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/05 at 4:45 PM
Kosova Times Published June 5, 2023
Share
SHARE

NATO ka konfirmuar më 5 qershor se në Kosovë kanë filluar të arrijnë trupat përforcuese për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, pasi përleshjet e dhunshme me protestuesit në Zvecan më 29 maj i kishin lënë 30 ushtarë të KFOR-it të lënduar.

“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë do ta përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO-ja.

Në këtë deklaratë thuhet se këta trupa përforcues do të qëndrojnë në Kosovë për “aq sa të ketë nevojë” dhe se edhe një batalion tjetër është vënë në gatishmëri të lartë për dislokim në Kosovë në rast nevoje.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, falënderoi Turqinë për dërgimin e trupave përforcues për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in.

“Turqia është një aleate e rëndësishme dhe shumë e vlerësuar, duke dhënë kontribute kyçe në NATO. Këtu përfshihen trupat për misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, gjë që është edhe më e rëndësishme tani, kur tensionet janë të larta”, citohet t’i ketë thënë Stoltenberg presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoganit, më 4 qershor.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.

Vetë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar rëndë dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Në mesin e kërkesave janë tërheqja e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe pezullimi i operacioneve policore në ato ndërtesa në veri.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.

You Might Also Like

CNN për situatën në Kosovë: Ngritje e paprecedentë e artilerisë, tankeve dhe njësive të këmbësorisë serbe pranë kufirit me Kosovën

Kurti: Sulmi terrorist me plan për të aneksuar veriun e Kosovës

Arrestohet për dhunim një person në Ferizaj

Analisti i preferuar i Vuçiqit u shpërnda në rrjetet sociale dhe e fshiu postimin, por ishte tepër vonë…

Në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Kosova Times June 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken thotë se Kina premtoi se nuk do t’i dërgojë armë vdekjeprurëse Rusisë

Kosova Times Kosova Times June 19, 2023
Diplomojnë rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Bildt: Gjërat do të nxehen kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE
Presidentja tajvaneze: Lufta me Kinën nuk ekziston si mundësi
Daçiq thotë se Serbia nuk mund ta dëgjojë ShBA-në për njohjen e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?