Një pjesë e digës së hidrocentralit të Nova Kahovka që kalon përmes lumtit Dneper afër qytetit Herson ,sic raportoi Kosovatimes është shkatërruar mbrëmë, gjë që ka shkaktuar vërshime në atë territor. Sipas njoftimeve, sulmi ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit. Mjaft kanale të telegram tha se ka pasur të qëlluara në 2 të mëngjesit. Thuhet se hidrocentrali që ishte nën kontrollin e forcave ruse kinse është shkatërruar plotësisht. Vladimir Leontiyev, kryeshef i administratës së qarkut të qytetit Novokhavosk të cilin e emëroi Rusia pas okupimit ka mohuar një gjë të tillë. Sipas fjalëve të tij është shembur një pjesë e digës. Sipas disa vlerësimeve në shkatërrimin e njëpjese të digës janë përdorë sasi të mëdha eksplozivi duke qenë që Hidrocentrali Kakhovskaya u ndërtua duke marrë parasysh faktin se mund të sulmohej nga një raketë me një komponent bërthamor. Kjo do të thotë, kufiri i sigurisë ishte i madh. Por rusët dinin se ku të vendosnin eksplozivët, ata dinin të dëmtonin. elementët mbështetës dhe sa”, tha eksperti ushtarak për Nova ukrainase. Ky Hidrocentral ka prodhuar 351 megavat energji elektrike. Ndërtimi i hidrocentralit Kakhovskaya ngriti nivelin e ujit në Dnieper në 16 m, gjë që krijoi rezervuarin Kakhovskaya me një vëllim prej 18.2 metra kub. Ndërtimi zgjati nga 1951 deri në 1959. Në vitin 1955 zyrtarisht ishte hidrocentrali i parë. Krijimii qytetit të Nova Kakhovka është e lidhur pazgjidhshmërisht me ndërtimin e hidrocentralit.HEC Kakhovskaya është një objekt i rëndësishëm strategjik, i cili zgjidh shumë çështje jetike, duke përfshirë sigurimin e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike për miliona njerëz dhe ujitjen e tokave të thata. Në ditët e para agresionit të armatosur rus, në shkurt 2022, forcat ruse kapën Kanalin e Krimesë së Veriut dhe HEC-in Kakhovskaya. Sipas zyrtarëve të Ukrainës që dënuan këtë sulm stacioni u minua nga trupat ruse më 6 qershor 2023 , ndërsa stacioni nuk mund të restaurohet.
Dëmet
Sipas ekspertëve, dëmet mund të jenë katastrofike duke pasusr parasysh përmbytjen e fshatrave përreth dhe madje edhe Kherson-in poshtë Dnieper-it ku 80 vendbanime mund të preken nga përmbytjet.
Kjo digë, e cila u kap nga forcat ruse në fillim të ofensivës ruse në Ukrainë, furnizon me ujë gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014.
Hidrocentrali gjithashtu siguron ujë ftohës për termocentralin aty pranë Zaporozhye, i kontrolluar gjithashtu nga forcat ruse.
Analistët thonë se ekziston një probabilitet i lartë që rusët po planifikojnë të largohen nga bregu i djathtë i rajonit Kherson. Dhe si pasojë e shpërthimit të hidrocentralit, rrjedhja e ujit do të përjashtojë mundësinë e kalimit. Ai gjithashtu do të mbrojë ushtrinë ruse nga sulmet e Forcave të Armatosura të Ukrainës nga bregu i djathtë.
Uji nga një hidrocentral mund të bëhet një pengesë hidrostatike, e cila do të jetë e pamundur të kapërcehet për shkak të nivelit dhe presionit të lartë.
Rusët dyshohet se po përgatisin provokime në territoret e pushtuara përkohësisht të rajonit të Zaporozhye.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha sot se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse pas shkatërrimit të pjesshëm të një dige në Ukrainë, duke treguar për një “krim lufte”
“Jam i tronditur nga sulmi i paprecedentë në digën Nova Kahovka”, shkroi Charles Michel në Tëitter.
“Shkatërrimi i infrastrukturës civile është padyshim një krim lufte dhe ne do t’i kërkojmë llogari Rusisë dhe atyre që lidhen me të,” shtoi ai.
Michel shkroi se po mendonte për të gjitha familjet ukrainase të prekura nga ajo fatkeqësi dhe njoftoi se do të propozonte ndihmë për zonat e përmbytura për shkak të këtij shkatërrimi në samitin e ardhshëm të liderëve të njëzet e shtatë evropianëve në fund të qershorit në Bruksel. .
Diga Kahovka, e cila ndodhet në pjesën e rajonit Kherson nën pushtimin e Rusisë, është shkatërruar pjesërisht sot dhe Moska dhe Kievi akuzojnë njëra-tjetrën për dëmtimin e saj. Presidenti ukrainas Zelensky menjëher thirri Këshillin e SIgurisë Kombëtare.
“Këtë natë në orën 02:50, terroristët rusë hodhën në erë strukturat e HEC-it Kakhovskaya. Në zonën e përmbytjes janë rreth 80 vendbanime. U udhëzua që të evakuohej nga zonat e rrezikuara dhe të siguronte ujë të pijshëm për të gjitha qytetet dhe fshatrat që furnizoheshin me ujë nga rezervuari Kakhovka”, shkroi Zelensky në kanalin e tij Telegram.
Sipas tij, ajo që ndodhi vetëm konfirmon për të gjithë botën se ushtria ruse “duhet të dëbohet nga çdo cep i tokës ukrainase”. “Atyre nuk duhet t’u lihet asnjë metër, sepse ata përdorin çdo metër për terror,” theksoi Zelensky, duke shtuar se “terroristët rusë” nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë Ukrainën “as me ujë, as me raketa, apo ndonjë gjë tjetër”./Kosovatimes/
Additional footage from on top of the generator hall of the breached Kakhovka dam pic.twitter.com/QGNhvUG0Xy
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) June 6, 2023