By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/09 at 5:54 PM
Kosova Times Published June 9, 2023
Share
SHARE

Shtetasit e Kosovës që trajtohen në klinikat publike shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, nuk do të paguajnë shumë më të larta sesa shtetasit maqedonas, nëse kërkojnë shërbime, të cilat nuk mbulohen nga Fondi Shëndetësor apo që nuk janë të siguruar.

Sipas vendimit, nëse një shtetas kosovar kërkon trajtim mjekësor në ndonjërën nga klinikat e Shkupit, apo në qytete të tjera, do të paguajnë njëjtë sikurse një shtetas i pasiguruar i Maqedonisë së Veriut.

Vendimi i Ministrisë maqedonase të Shëndetësisë përfshin vetëm shtetasit e Kosovës, ndërsa në të ardhmen synon të përfshijë edhe shtetasit e Shqipërisë. Kjo çështje synohet të rregullohet me marrëveshje edhe me Serbinë dhe Greqinë. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka thënë se vendimi i tij tashmë ka nisur të zbatohet në disa nga klinikat shëndetësore, ku janë miratuar rregullore të veçanta për nivelimin e çmimeve.

“Veçse ka filluar të zbatohet në disa prej klinikave dhe në disa prej institucioneve. Për vendimin, unë vetëm jap urdhra nëpër klinika dhe në institucione shëndetësore, dhe atje përmes këshillave drejtues, duhet të merren vendimet dhe të nivelohen të gjitha çmimet”, ka deklaruar Mexhiti.

Deri tani, shtetasit e Kosovës për shërbimet private që kanë marrë në klinikat e Shkupi kanë paguar shumë të mëdha parash, deri në 200 për qind më shumë se shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë publikuar një dokument të Institutit të Radioterapisë dhe Onkologjisë ku një komision për formimin e çmimeve në vitin 2008 ka vendosur që për shtetasit e Kosovës kontrollet mjekësore dhe terapitë të rriten për 200 për qind.

Interesimi për këtë institut ka qenë edhe më i madh bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Mbi 60 për qind e pacientëve që kanë kërkuar shërbime në klinikat shtetërore të Maqedonisë së Veriut janë shtetas të Kosovës. Shumica e tyre kanë kërkuar trajtime mjekësore në Institutin e Radioterapisë dhe Onkologjisë”, thonë për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin maqedonas duke e akuzuar ministrin Mexhiti për shkelje ligjore dhe moskujdes shëndetësor ndaj qytetarëve maqedonas.

“Derisa qytetarët tanë nuk mund të marrin shërbime cilësore në shëndetësi, autoritetet kanë vendosur që të kujdesen se si njerëzit nga vendet e tjera mund të paguajnë për një shërbim njëjtë si qytetarët maqedonas. Nuk është e qartë se sa do t’u kushtojë ky vendim qytetarëve të Maqedonisë [së Veriut] dhe si do të sigurohen ato para në shëndetësinë vendore dhe si do të trajtohen pacientët maqedonas në shëndetësi”, ka deklaruar Igor Nikollov, nga partia opozitare VMRO -DPMNE.

Reagime ka pasur edhe në rrjetet sociale, si nga mjekët, ashtu edhe nga aktivistë të shumtë.

“…Ai nuk është emëruar si ministër për t’u kujdesur për qytetarët e vendeve të tjera, por për qytetarët e Maqedonisë. Njerëzit analfabetë nuk duhet të vendosen në poste drejtuese. Dhe Kovaçevski [kryeministri Dimitar Kovaçevski] duhet të ndalojë së paraqituri rrejshëm veten si kryeministër”, thuhet në reagimin në Facebook të aktivistes dhe njohëses së çështjeve juridike, Mirjana Najçevska.

Ndërkohë, mjeku Aleksandar Mitov në reagimin e tij ka thënë se ajo çfarë po ndodh në Maqedoni të Veriut nuk ndodh as në shtetet më të pasura në botë që të trajtojnë njësoj edhe shtetasit e vendeve tjera.

“Dhëntë Zoti që të kishim një buxhet kaq të lartë shëndetësor për të trajtuar të gjitha vendet përreth… Por, ne nuk e kemi. Edhe Singapori dhe Zvicra nuk trajtojnë qytetarët e vendeve fqinje. Duhet vetëm një njohuri sipërfaqësore buxheteve spitalore për të ditur se cila është situata reale. Pra, disa gjëra nuk kanë nevojë as për analizë për të parë nëse janë reale dhe të mundshme…”, thuhet në reagimin e mjekut Mitov.

Por, nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë se vendimi ka të bëjë vetëm për kontrollet private dhe jo me ato që mbulohen nga Fondi Shëndetësor.

“Qytetarët e Kosovës paguanin dyfish çmime më të larta sesa shtetasit maqedonas. Kontrollet, madje, ishin më të larta se në klinikat private. Nuk bëhet fjalë për barazimin e çmimeve ndërmjet shtetasve të huaj dhe shtetasve të Maqedonisë së Veriut, por për nivelim të çmimeve për pacientët privatë, të cilët nuk kanë sigurime shëndetësore”, thuhet në sqarimin e Ministrisë Shëndetësisë.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times June 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fillojnë punimet e rrugës që lidh Junikun me Pejën e Gjakovën

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
“ETIA”, etje për getoizim të mëtutjeshëm të Kosovës!
Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
Lansohet fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit
Natë e vështirë në Ukrainë: Gjashtë persona të plagosur në sulmet ruse, përfshirë një fëmijë, 10 shtëpi të shkatërruara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?