Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe katër gëzhoja.

Sipas policisë, personi i lënduar  ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është në kërkim, dhe rasti është në procedurë hetimore.

“Ka ndodhur një konflikt/ rrahje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, ku gjatë konfliktit dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Viktima i cili ka pësuar lëndime trupore ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.