Oficerët e policisë iu përgjigjën incidentit në një spital në veriperëndim të Londrës, shkruajnë mediat britanike.Ndërkohë, një burrë u arrestua pasi oficerët iu përgjigjën raporteve për një goditje me thikë në Spitalin Qendror Middlesex rreth orës 14:00 të sotme. “Sulmuesi është arrestuar”, njoftoi policia dhe u bëri thirrje të gjithëve të ndjekin udhëzimet e tyre. Policia shton se dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri në rrezik për jetën, tjetri jo.
We're aware of an incident at Central Middlesex Hospital in #Brent. Armed officers are among those responding.
A man has been arrested.
More information to follow.
— Brent MPS | North West BCU (@MPSBrent) June 21, 2023
Policia arrestoi një burrë jashtë spitalit. Ai gjithashtu u dërgua në spital me lëndime që besohet se është vetëshkaktuar. Gjendja e tij konsiderohet në rrezik për jetën.
#DEVELOPING: Large heavily armed police response at Central Middlesex Hospital in London, UK, following reports of a stabbing incident.pic.twitter.com/R7FxA8am1C
— Moshe Schwartz (@YWNReporter) June 21, 2023