By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti thotë se është konfirmuar se “policët u kidnapuan brenda territorit të Kosovës”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti thotë se është konfirmuar se “policët u kidnapuan brenda territorit të Kosovës”
Ballina 1Lajme

Kurti thotë se është konfirmuar se “policët u kidnapuan brenda territorit të Kosovës”

Kosova Times
Last updated: 2023/06/21 at 7:35 AM
Kosova Times Published June 21, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë ka konfirmuar se tre policët e arrestuar “ishin zënë në pritë dhe kidnapuar nga forcat serbe” brenda territorit të Kosovës.

“Tani e kemi konfirmuar se tre policët e arrestuar në mënyrë ilegale ishin zënë në pritë dhe kidnapuar nga forcat serbe përderisa ishin në një pauzë të përbashkët dreke, nga një patrullë rutinore e kontrabandimit brenda territorit të Kosovës”, shkroi Kurti në Twitter.

Ai nuk ofroi detaje apo dëshmi se si ishte verifikuar vendndodhja e policëve në momentin e arrestimit.

Tutje, Kurti i bëri thirrje Serbisë “të ndalojë dezinformatat dhe t’i lëshojë zyrtarët tanë tani”.

Një ditë më parë, Kurti tha se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, i kishte vizituar më 20 qershor tre policët e arrestuar ditë më parë nga autoritetet e Serbisë.

“Përshkrimi se si ka ndodhur rrëmbimi është i njëjtë. Ata thonë se në momentin e rrëmbimit kanë qenë te tryeza e improvizuar, kanë qenë duke ngrënë drekë. Së bashku, kur 15 persona i kanë rrethuar, i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë, kur pyeten ndaras nga ambasadori ynë Jetish Jashari”.

Në një konferencë për media me gazetarë, bashkë me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, Kurti ka insistuar se policët janë rrëmbyer dhe se një veprim i tillë ka qenë hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës, për shkak të, siç ka thënë, luftimit të krimit të organizuar.

Zyrtarët policorë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe më 14 qershor.

Prishtina ka thënë se ata janë rrëmbyer në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb.

Sipas autoriteteve serbe, policët dyshohet se kanë kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Këto shkelje janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje për lirimin e tyre, pa kushte.

You Might Also Like

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar

Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut

Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina

Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm

Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj

Kosova Times June 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vdekja e presidentit iranian përmes fotove

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Prezantuesja e re u rrëzua gjatë emisionit (VIDEO)
Një kongresmen amerikan propozoi një ligj që do të anulonte pasaportat e amerikanëve bazuar në kritikat ndaj Izraelit
Koreja Veriore teston edhe dy raketa balistike
Një recetë për pastrimin e arterieve që ka kënaqur mijëra njerëz: Zemra punon si mekanizëm ore!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?