By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtuni: MEK-u e vendosi Shqipërinë në kryqëzimin e Iranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtuni: MEK-u e vendosi Shqipërinë në kryqëzimin e Iranit
Ballina 2Lajme

Shtuni: MEK-u e vendosi Shqipërinë në kryqëzimin e Iranit

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 11:51 AM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Fakti që Shqipëria i ofroi strehim një grupi disident që synon ta përmbysë regjimin e Teheranit dhe që punon aktivisht për ta arritur këtë qëllim, e ka vënë Tiranën në kryqëzim nga Teherani, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë me bazë në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm, në Hagë.

Më 20 qershor, Policia e Shtetit Shqiptar bastisi kampin e disa muxhahedinëve iranianë, të njohur si grupi MEK, nën dyshimet se disa pjesëtarë të tij kanë kryer veprat penale “provokim i luftës” dhe “sulme kibernetike”.

Vetë MEK-u e cilësoi aksionin policor si “kriminal” dhe “shtypës”.

Shtuni thotë se nëse dyshimet kundër grupit vërtetohen, ato përbëjnë “kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.

Radio Evropa e Lirë: Pas bastisjeve që bënë në kampin e muxhahedinëve iranianë, autoritetet në Shqipëri thanë se ka dyshime për disa vepra penale – në mesin e tyre edhe “provokim i luftës”. A mund të na shpjegoni më shumë për këtë vepër?

Adrian Shtuni: Fakti që Neni 211* përmendet në dokumentin e gjykatës, nënkupton që autoritetet i konsiderojnë aktet në këtë rast si të atilla që e ekspozojnë Shqipërinë ndaj kërcënimit të luftës ose ndërhyrjes së një fuqie të huaj.

Ky është një krim i rëndë që dënohet me burgim jo më pak se 15 vjet.

Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, a paraqet grupi MEK rrezik për sigurinë në Shqipëri?

Adrian Shtuni: Pjesëtarët e MEK-ut janë armiq të betuar të regjimit të Teheranit për më shumë se 40 vjet. Fakti që Shqipëria i ofroi strehim një grupi disident që synon ta përmbysë regjimin e Teheranit dhe që punon aktivisht për ta arritur këtë qëllim, e ka vënë Tiranën në kryqëzim nga Teherani.

Sulmi shkatërrues kibernetik kundër Shqipërisë, vitin e kaluar, ishte një shembull i qartë i llojit të kërcënimeve me të cilat përballet vendi. Por, kërcënimi nuk kufizohet vetëm në hapësirën kibernetike.

Qeverisë shqiptare iu desh të anulonte samitin vjetor të MEK-ut më pak se një vit më parë, për shkak të kërcënimeve terroriste.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se autoritetet shqiptare duhet ta vazhdojnë marrëveshjen për strehim me MEK-un? Përfaqësuesit amerikanë në Shqipëri thanë se i takon Tiranës zyrtare të vendosë në lidhje me të.

Adrian Shtuni: Autoritetet shqiptare ranë dakord rreth një dekadë më parë për t’i ofruar strehim grupit MEK për arsye humanitare, por me kusht që grupi të përmbahej nga përfshirja në aktivitete të caktuara politike.

Nëse vërtetohen dyshimet se grupi përdori Shqipërinë për të nisur sulme kibernetike ose për të komplotuar dhe financuar aktivitete terroriste, një gjë e tillë ka të ngjarë ta komprometojë pozicionin e tij.

Aktivitetet e tilla jo vetëm që shkelin marrëveshjen, por përbëjnë një kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Në atë rast, autoritetet do të duhej të peshonin opsione të ndryshme, bazuar në shkallën e përfshirjes në aktivitete të tilla dhe numrin e individëve të angazhuara me to.

Nga ana tjetër, nëse pretendimet nuk mbështeten nga provat e mbledhura gjatë bastisjes ose përmes hapave të tjerë hetimorë, nuk mendoj se marrëveshja aktuale do të ndikohet.

Radio Evropa e Lirë: A mund të vendosë Qeveria shqiptare njëanshëm për ndërprerjen eventuale të marrëveshjes?

Adrian Shtuni: Çdo vend sovran ka të drejtë të hyjë në marrëveshje dypalëshe dhe të tërhiqet prej tyre nëse arrin në përfundimin se kushtet e marrëveshjes janë shkelur, marrëveshja nuk i shërben më interesit më të mirë të vendit, etj. Por, kushtet e marrëveshjes zakonisht përcaktojnë kushtet që do të çonin në ndërprerjen e saj.

Megjithatë, besoj se autoritetet shqiptare do të konsultoheshin me autoritetet amerikane në rast se do të konsideronin një hap kaq drastik.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ShBA-ja ndryshoi qëndrim ndaj grupit MEK? Ajo shprehu mbështetje për bastisjen e kryer nga policia shqiptare.

Adrian Shtuni: Fakti që ShBA-ja tregoi mbështetje për hapat e ndërmarrë nga autoritetet shqiptare në hetimin e krimeve të mundshme, sipas mendimit tim, nuk tregon domosdoshmërisht një ndryshim pozicioni ndaj grupit MEK.

Thënë thjesht, autoritetet shqiptare kanë të drejtën sovrane për të ndërmarrë çdo hap ligjor që konsiderohet i nevojshëm për të hetuar krimet e mundshme, për të parandaluar kërcënimet dhe për të minimizuar rreziqet për sigurinë kombëtare. Deklarata që kam parë, sqaron se autoritetet amerikane e mbështesin këtë të drejtë, ashtu si dhe hapat e ndërmarrë për ta ushtruar atë.

*Dokumenti i gjykatës në Shqipëri thirret në Nenin 221 të Kodit Penal, sa i përket veprës “provokim i luftës”. Shtuni thotë se ky është gabim dhe se bëhet fjalë për Nenin 211 dhe jo 221.

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kaos në Stamboll: 47 persona janë arrestuar në rastin e Imamoglu, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të bashkisë së qytetit

Kosova Times Kosova Times April 26, 2025
I dyshuari e pranon se ka vrarë 19-vjeçarin në Vushtrri
FMN: FKEE ka avancuar zbatimin e programeve për rritjen e efiçiencës
Mbledhja e qeverisë, publikohen të gjitha vendimet që u morën
Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin në Banjskë|VIDEO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?