By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar
June 9, 2025
Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Pa kthimin e tre policëve në Kosovë, s’mund të shtensionohet situata në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama: Pa kthimin e tre policëve në Kosovë, s’mund të shtensionohet situata në veri
Ballina 2Rajon / Botë

Rama: Pa kthimin e tre policëve në Kosovë, s’mund të shtensionohet situata në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/06/23 at 3:13 PM
Kosova Times Published June 23, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri thirrje për lirimin pa kushte të tre zyrtarë policorë të Kosovës, që janë arrestuar nga Serbia. Ai e cilësoi mbajtjen e tyre në paraburgim si “mbajtje peng” dhe e kritikoi qëndrimin që ka mbajtur Serbia.

“Mbajtja e tyre në burg është e pajustifikueshme dhe përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore (të Serbisë) për mbajtjen e 3 policëve të huaj, duke ngritur zërin për arrestimin e disa shtetasve serbë nga policia e Kosovës, është tejet shqetësuese”, deklaroi Rama.

Ai tha se “shtetet demokratike nuk u përgjigjen kurrë në këtë mënyrë arrestimeve që mendon se janë arbitrare” dhe shtoi se Serbia duhet të bashkëpunojë me KFOR-in për pretendimet e saj lidhur me arrestimet e serbëve në Kosovë.

“Serbia duhet të angazhohet më shumë në marrëdhënien me ne, sepse bëhet fjalë për tre policë shqiptarë që mbahen atje nga një shtet. Sa kohë ata njerëz janë atje, marrëdhëniet tona janë pa asnjë gjë të re. Marrëdhëniet tona me Serbinë sot janë vetëm për këtë punë, për asgjë tjetër”, tha Rama.

Por, Rama theksoi se kjo nuk nënkupton ngrirje të raporteve.

“Nuk është se do ndalojmë tregtinë, e të tjera. Nuk ka komunikim tjetër veç kërkesës së lirimit të tre policëve. Nuk kemi asnjë fjalë tjetër. Nuk do ndalojmë kamionët, se kamionët dhe targat i ka qejf vetëm Albini [kryeministri i Kosovës Kurti]. Nuk do të asnjë takim në kuadër të Ballkanit të Hapur”, theksoi Rama.

Tre policë kufitarë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor. Autoritetet serbe thonë se ata janë arrestuar thellë në territorin e Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e Kosovës theksojnë se tre policët kosovarë janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Rama u shpreh i bindur se “pa u kthyer në shtëpi ata tre burra, nuk ka asnjë hapësirë për planin e shtensionimit”.

Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është tensionuar që nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut të hynin në ndërtesat komunale. Serbë lokalë kanë protestuar që nga ajo ditë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka shprehur tri kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri: shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Për shkak të mospërfilljes së kërkesave të BE-së për të shtensionuar situatën, blloku evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas Ramës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po i “mbyllen dyert”.

“Është e tmerrshme që programe të caktuara të bashkëpunimit të BE-së me Kosovën janë ngrirë dhe që Albin Kurtit i anulohen vizita dhe takime. I janë mbyllur dyert, ju garantoj se kjo është e vërtetë. Mbaj përgjegjësi për këtë që them”, theksoi Rama.

Rama bëri të ditur se u është drejtuar sërish me një letër krerëve të Bashkimit Evropian – presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel – duke kërkuar që plani franko-gjerman “të zbatohet patjetër”.

Rama tha se përndryshe ekziston rreziku i “një përplasjeje të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë”, gjë që tha se është vetëm në interes të Rusisë.

Propozimi evropian, i njohur fillimisht si plani franko-gjerman, synon të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të marsit, Kosova dhe Serbia pranuan një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa aneksi për zbatimin e saj u dakordua në mes të prillit. Kjo marrëveshje dhe ky aneks erdhën pas krizës në veri të Kosovës që shkaktoi riregjistrimi i makinave me targa serbe.

Për t’u siguruar që marrëveshjet e arritura të zbatohen, Rama bëri thirrje për takime mes dy liderëve të vendit, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

“Dy liderët duhet të mbyllen brenda nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit të dakordësuar, pa të drejtë daljeje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen ato pika që askush nuk i kundërshton, por njëkohësisht secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohet. Fakt është se nuk ka vullnet”, tha Rama.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times June 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Prokuroria e Shkodrës: Nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën, gjendet trupi i dytë

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Çfarë fshihet pas ndryshimeve në Kodin Penal?
Gazi si armë kundër BE-së: autogoli i Rusisë?
Plenkoviq: Mali i Zi duhet të merret me problemet e veta
Një organizatë e Zelandës së Re shpërndau ëmbëlsirat me një sasi vdekjeprurëse të drogës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?