By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
January 30, 2026
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përpjekjet për zgjedhjen e shefit të ri të NATO-s dhe lufta në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Përpjekjet për zgjedhjen e shefit të ri të NATO-s dhe lufta në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Përpjekjet për zgjedhjen e shefit të ri të NATO-s dhe lufta në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/01 at 7:16 PM
Kosova Times Published July 1, 2023
Share
SHARE

NATO do të zgjedhë një udhëheqës të ri, pasi mandati i Sekretarit të Përgjithshëm aktual Jens Stoltenberg do të përfundojë më vonë këtë vit. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, disa vende anëtare duan që zoti Stoltenberg të qëndrojë më gjatë në detyrë për t’i dhënë stabilitet aleancës perëndimore ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg ka udhëhequr NATO-n për nëntë vjet. Mandati i tij tashmë është zgjatur dy herë, së fundmi në vitin 2022, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë një takimi me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Uashington muajin e kaluar, Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti udhëheqjen e tij.

“Falë kontributit tuaj jo të vogël dhe udhëheqjes suaj, madje përtej NATO-s, ne siguruam përkushtimin e 40 vendeve për të mbështetur pavarësinë e Ukrainës”, tha Presidenti Biden.

Mandati i zotit Stoltenberg do të përfundojë në shtator. Tradicionalisht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është evropian. Por aleatët e NATO-s duken të pavendosur mbi kandidatin që do të pasojë udhëheqësin aktual, 64 vjeçarin Jens Stoltenberg.

“Ata do të duhet të jenë në gjendje të respektojnë shumë interesa të ndryshme kombëtare konkurruese të mbi 30 vendeve anëtare të NATO-s. Kandidatët gjithashtu do të duhet të jenë në gjendje të sigurojnë mbështetje nga popujt e vendeve aleate, veçanërisht ato të anëtarëve të rinj”, thotë Joel Hickman nga Qendra për Analizimin e Politikave Evropiane.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen shihet si një kandidate favorite për postin.

Gjatë një vizite të fundit në Uashington, ajo theksoi mbështetjen e vendit të saj për Kievin.

“Ne, sigurisht, do të vazhdojmë, nga këndvështrimi danez, mbështetjen tonë shumë të fortë për Ukrainën”, tha ajo.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace shihen gjithashtu si pretendentë seriozë, megjithëse zoti Wallace ka thënë se nuk beson se është në garë për këtë post.

“Është e rëndësishme që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të jetë një zë i vendosur dhe i qartë në mbështetje të Ukrainës dhe mund të vazhdojë të ruajë solidaritetin e aleancës për Ukrainën. Por kandidatët duhet gjithashtu të kenë besueshmëri kur bëhet fjalë për objektivin e shpenzimeve prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendeve anëtare të NATO-s në fushën e mbrojtjes”, thotë Joel Hickman nga Qendra për Analizimin e Politikave Evropiane.

NATO do të mbajë takimin e saj vjetor më 11 korrik. Disa aleatë duan që zoti Stoltenberg të vazhdojë punën edhe për një mandat tjetër, megjithëse ai nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm ta bëjë këtë.

“Për momentin mendoj se ka shumë pasiguri në Ukrainë. Ka gjithashtu shumë pasiguri për sa i përket politikës së Shteteve të Bashkuara dhe se kë mund të kemi president vitin e ardhshëm; padyshim që kemi dëgjuar qëndrime të ndryshme nga disa prej kandidatëve republikanë. Duke patur parasysh gjithë këtë pasiguri, një numër i madh aleatësh po kërkojnë një vazhdimësi të stabilitetit”, thotë analisti Joel Hickman.

Analistët thonë se udhëheqësi i ardhshëm i NATO-s, pavarësisht se kush do të jetë, do të përballet me sfida të shumta përfshirë kërcënimin e një lufte tokësore në shkallë të gjerë në Evropë, rreziqet e përhapjes së armëve bërthamore, një Kinë gjithnjë e më këmbëngulëse dhe fusha të reja të konkurrencës në teknologjinë kibernetike dhe hapësinore.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

Kosova Times July 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Zjarret në fabrika, kërkohet themelimi i një fondi rezervë

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Kryeministri sllovak shkoi në Brazil. Aty u prit si “kryeministër i Jugosllavisë”
Në Astana, gjatë vizitës së Putinit, një flamur ukrainas u shfaq në një ekran rruge në vend të flamurit rus. Ka nisur një çështje penale
Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, duele dramatike
Horoskopi ditor për 22 tetor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?