By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova mbledh të dhëna për pretendimet për kontrabandë armësh nga Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova mbledh të dhëna për pretendimet për kontrabandë armësh nga Serbia
Ballina 1Lajme

Kosova mbledh të dhëna për pretendimet për kontrabandë armësh nga Serbia

Kosova Times
Last updated: 2023/07/05 at 1:13 PM
Kosova Times Published July 5, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po punohet që të verifikohen pohimet se janë përdorur autoambulanca për bartjen e armatimit në veri në Kosovës.

Pretendimet në lidhje me kontrabandën e armëve përmes autoambulancave dhe ruajtjen e tyre nëpër kisha në Kosovë i bëri publike një ditë më parë ligjvënësja britanike, Alicia Kearns, gjë një debati në Parlamentin britanik.

Kurti tha se për këto pretendime mund të deklarohet më shumë vetëm pasi të takohet të mërkurën me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe me institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Tash jemi duke grumbulluar të dhënat. Brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje”, tha Kurti gjatë një konferencë për media më 5 korrik.

Ligjvënësja britanike, Kearns, tha se, ushtarët britanikë, që janë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, “zbuluan se armët po kontrabandoheshin përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse në Kosovë, duke përdorur autoambulanca”.

Deputetja britanike pretendoi se kur trupat britanike zbulojnë se në kisha janë dërguar armë, ata kërkojnë leje që të reagojnë, por për leje pritet gjatë, duke shtuar se pastaj i gjithë armatimi “nxirret nga kishat”.

Misioni i KFOR-it tha se ngjarjet që janë përmendur nga deputetja britanike i referohen vitit 2022 kur “një batalion i ushtrisë britanike ishte angazhuar në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të NATO-s”.

Ky mision tha se për praninë e pretenduar të armëve të paligjshme është raportuar në shtabin e KFOR-it, por gjatë hetimeve të kryera nuk janë gjetur prova për kontrabandë.

“Për një informacion të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit dhe është përgjegjësi e organizatave të sigurisë në Kosovë”, tha KFOR-i.

Lidhur me pretendimet e deputetes britanike, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kisha është cak i sulmeve të “lobistëve shqiptarë” sepse ajo është një vendtubim për popullin serb.

Vuçeviq tha për televizionin serb, Pink, se akuzat e ligjvënëses britanike janë “shpifje dhe të pavërteta”.

Ndërkaq, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe ka kërkuar “hetim urgjent” dhe ka shtuar se në këtë mënyrë po “kriminalizohet” kisha dhe po vihet në rrezik kleri.

“Edhe nëse këto pretendime rezultojnë se janë të vërteta, njerëzit e kishës që vërtetohet se janë përfshirë në keqpërdorimin e objekteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimet e kishës janë përdorur për transferimin apo ruajtjen e pretenduar të armëve, do të marrin dënime të rrepta nga kisha dhe do të përjashtohen. Mirëpo, në rast se KFOR-i nuk konfirmon vërtetësinë e këtyre pretendimeve, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit do të kërkojë përmes Ambasadës britanike në Prishtinë që deputetja në fjalë të kërkojë falje për deklaratat nxitëse dhe të pasakta që kanë pasoja të rënda”, u tha në njoftimin e dioqezës.

Pretendimet për kontrabandë me armë nga Serbia vijnë në mes të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Që nga fundi i majit, serbët po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Banorët lokalë serbë po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave.

Serbët lokalë janë përleshur me pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Nga përleshjet janë plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe në veri të mbahen zgjedhje të reja lokale.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times July 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nisin hetimet ndaj disa ndërmarrjeve tregtare për rritjen e çmimit të vajit

Kosova Times Kosova Times August 3, 2023
Axhenda ndërkombëtare
Horoskopi ditor për datën 3 Prill
Prokuroria Speciale interviston ministren Haxhiu
Nga sot fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?