Admirali Sir Tony Radakin, komandanti i forcave të armatosura të Britanisë dhe këshilltari kryesor ushtarak i kryeministrit britanik Rishi Sunak, tha në komentet përpara një seance parlamentare se Rusia tani është “aq e dobët” sa nuk mund të nisë më kundërsulmin e saj ushtarak.
Portali amerikan Business Insider raporton, duke iu referuar gazetës britanike Financial Times, se Radakin ka deklaruar se Rusia ka gjuajtur 10 milionë predha artilerie vitin e kaluar, por se në rastin më të mirë mund të prodhojë një milion predha në vit.
Business Insider vëren se pretendimet e Radakinit për humbjet luftarake ruse në Ukrainë janë afërsisht në përputhje me raportet e mëparshme.