By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Ndërhyrja e Qeverisë nuk mund të heshtë aferat korruptive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Ndërhyrja e Qeverisë nuk mund të heshtë aferat korruptive
Ballina 1Lajme

PDK: Ndërhyrja e Qeverisë nuk mund të heshtë aferat korruptive

Kosova Times
Last updated: 2023/07/09 at 1:49 PM
Kosova Times Published July 9, 2023
Share
SHARE

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, sot, gjatë një konferencë për media, e ka quajtur ndërhyrje të pastër politike nga ana e Qeverisë shkarkimin e shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve, Shemsi Hazirit, njësi kjo që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Gruda ka thënë se Qeveria ka për qëllim të parandaloj çfarëdo hetimi të zyrtarëve të tjerë qeveritarë dhe partiak të partisë në pushtet, pas Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit,  si dhe të dekurajoj  dhe frikësoj të gjithë hetuesi e pavarur brenda policisë së Kosovës.

“Shkarkimi i  Drejtorit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve tregon se kjo Qeveri dëshiron të mbroj më çdo kusht njerëzit e saj që janë nën hetime për korrupsion, dhe këtë po e bënë duke ndërhyrë në mënyre të papranueshme në procesin e hetimit ndaj tyre. Ky shkarkim shpjegon arsyen dhe motivet e vërteta pse Kryeministri Kurti dhe kjo Qeveri sulmonte prokurorin e shtetit me aq brutalitet pak ditë pas arrestimit të Nagip Krasniqit”, ka thënë Gruda.

Ai ka shtuar se, para së gjithash, ky rast dëshmon edhe se premtimet për luftë kundër korrupsionit dhe reformim të drejtësisë kanë qenë një mashtrim për hesapet elektorale të partisë në pushtet dhe kurrë një qëllim i vërtetë.

Gjithsesi, Gruda ka thënë se askush nuk do të mund heshtë aferën korruptive të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.

“Po ashtu, i bëjmë thirre Qeverisë së Kosovës që të heq dorë nga ndërhyrjet politike në organet që po zhvillojnë hetimet dhe t’i hap rrugë zbardhjes së kësaj afere. Me lejoni të jem i qartë për të gjithë nuk ka forcë që mund të mbylle dhe heshtë aferën korruptive të Merin Berishajt dhe Nagip Krasniqi. Qytetarët e Kosovës do ta marrin vesh herët apo vonë të vërtetën e këtij skandali korruptiv.

Në fakt, ky nuk është rasti i parë që një zyrtar brenda policisë shkarkohet sepse ishte duke hetuar Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin. Muaj më pare ishte shkarkuar edhe Musli Salihu,  drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës – për te cilin rast kishin raportuar edhe mediat në Slloveni, ku Martin Berisha dyshohet për pastrim parash.

Gruda i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të angazhohet  për të siguruar një hetim të pavarur dhe të paanshëm për aferën korruptive të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, në mënyrë që e vërteta e plotë të zbardhet deri në fund.

Ambasadori Berishaj është nën hetime për aktivitetin e tij të paligjshëm dhe korruptiv që përfshin të paktën katër shtete të Ballkanit: Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Slloveninë, ndërkohë që, ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi ndodhet në paraburgim nën akuzën për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë

Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Kosova Times July 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Biftekët e gjuetisë – një sugjerim perfekt për një drekë të pasur dhe aromatike

Kosova Times Kosova Times September 21, 2024
Më pak bebe, censi zbuloi se numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë 28.4%
Ora po ecën
Bisedimet më të rëndësishme të paqes midis Evropës dhe SHBA-së deri më tani
Valë ekstreme e të nxehtit detar në Mesdhe. “Nëse vjen një tjetër, do të jetë e tmerrshme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?