By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit
July 17, 2025
Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar
July 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 korrik
July 17, 2025
Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor
July 17, 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kenia thotë se largimi i Rusisë nga marrëveshja për drithërat është thikë pas shpine
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kenia thotë se largimi i Rusisë nga marrëveshja për drithërat është thikë pas shpine
Rajon / Botë

Kenia thotë se largimi i Rusisë nga marrëveshja për drithërat është thikë pas shpine

Kosova Times
Last updated: 2023/07/18 at 3:01 PM
Kosova Times Published July 18, 2023
Share
SHARE

Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja që i mundësonte Ukrainës transportimin e drithërave përmes Detit të Zi, është “thikë pas shpine” për shtetet që po përballen me thatësi, ka thënë Qeveria e Kenias.

Ky shtet është në një rajon që po përballet me një prej thatësirave më të këqija në dekada.

Moska ka thënë të hënën se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen, duke e akuzuar Perëndimin se nuk është duke vepruar në përputhje me paktin.

Bllokada ruse në portet ukrainase vitin e kaluar, i ka rrezikuar furnizimet globale me ushqime në disa pjesë të Afrikës.

Çmimet e drithërave janë rritur, mirëpo marrëveshja e ndërmjetësuar në korrik të vitit 2022 nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, ia ka mundësuar Ukrainës që t’i rinisë furnizimet në botë.

Vendimi i Rusisë është dënuar nga liderët botërorë, të cilët kanë thënë se diçka e tillë do t’i dëmtojë disa prej vendeve më të varfra në botë.

Rusia, në anën tjetër, ka thënë se do të rikthehet në marrëveshje nëse plotësohen kushtet.

“Vendimi i Rusisë për t’u larguar nga Iniciativa e Detit të Zi për Drithërat, është thikë pas shpine për sigurinë ushqimore globale dhe ndikon në mënyrë joproporcionale në rajonin e Afrikës, që veçse është prekur nga thatësia”, ka thënë Korir Sing’Oei, ministër i Jashtëm i Kenias.

Më shumë se 50 milionë njerëz në Somali, Keni, Etiopi dhe Sudanin Jugor, kanë nevojë për ndihma ushqimore, për shkak të sezonit pa shi.

Rusia ka thënë se dështimi i Ukrainës për të eksportuar më shumë drithëra në shtetet e varfra, ka qenë njëra prej arsyeve pse është larguar nga marrëveshja.

Megjithatë, OKB-ja ka thënë se Ukraina i ka dërguar 625.000 tonë me ndihma ushqimore në Afganistan, Etiopi, Keni, Somali, Sudan dhe Jemen.

You Might Also Like

Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit

Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar

Axhenda ndërkombëtare

Europol dhe Eurojust çmontojnë grupin hakerash pro-rus

Tërmet i fuqishëm në Alaskë, lëshohet paralajmërim për cunami

Kosova Times July 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: SHBA partnere dhe aleate e madhe e vendit tonë

Kosova Times Kosova Times February 15, 2025
Bizneset ftohen të aplikojnë për Tregun Veror në Prishtinë
Autoritetet britanike kërkojnë të shesin kompaninë e oligarkëve rusë
ShBA thotë se kanë nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë
Baza e SHBA-së goditet me raketa në Irak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?