Forcat blu në Gjakove gjatë ditës së djrshme kanë vënë në pranga një person të dyshimtë pas denoncimit nga ana e një gruaje per ushtrimin e dhunës seksuale. Sipas njoftimit në raportin 24 orësh rasti ka ndodhur në Gjakovë, teksa njësitet policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. “Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e PK-së. Tutje u bë e ditur se në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti i cili është iniciuar si “Dhunim” po hetohet nga policia.