Sikundër njofton Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ngasësi i mjetit motorik, traktor me rimorkio, ngarkuar me dru, në rrethana të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me mjetin, duke u përmbysur e për pasojë, ngasësi ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Bëhet e ditur se njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e ngasësit të mjetit motorik.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.