By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit
July 19, 2025
14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj
July 19, 2025
Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?
July 19, 2025
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjashtë ditë punë për një palë këpucë artizanale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjashtë ditë punë për një palë këpucë artizanale
Ballina 2Rajon / Botë

Gjashtë ditë punë për një palë këpucë artizanale

Kosova Times
Last updated: 2023/07/23 at 4:36 PM
Kosova Times Published July 23, 2023
Share
SHARE
Zanatin e këpucëtarit e nisi në moshën 19-vjeçare nga nevoja për të ndihmuar familjen. Sot mendon që këpucët që i prodhon në punishten e vet, ta mbajnë “vulën” e tij.Kreshnik Cena ka një punishte modeste në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ku çdo ditë merr porosi për këpucë artizanale.Bashkëshortja e tij e ndihmon në marrjen e porosive nga klientët dhe në menaxhimin e rrjeteve sociale.Rrugëtimi që nisi 26 vjet më parë“Isha 19 vjeç kur pata kontaktin e parë me punën me këpucët”, kujton sot 45-vjeçari.“Si djalë i ri e kisha pak vështirë të mësohesha me këtë lloj pune, që bëhej kryesisht nga mosha të mëdha. Një ndër mjeshtrit e njohur të këtij zanati në Kukës, [Hasan Uka] ma ofroi si mundësi. Nuk është se pata ndonjë dëshirë, por e nisa nga nevoja për të ndihmuar familjen”.“Edhe pse pa shumë dëshirë, mundohesha çdo ditë që ta vidhja zanatin, pasi ai nuk bënte vetëm riparime, por edhe prodhonte këpucë. U deshën vite që ta pëlqeja si zanat dhe të mendoja më pas se si ta zhvilloja vetë si biznes”, thotë Cena.
Punishtja e Kreshnik Cenës, në rrugën "Jordan Misja", në kryeqendrën e Shqipërisë.
Punishtja e Kreshnik Cenës, në rrugën “Jordan Misja”, në kryeqendrën e Shqipërisë.
Porosi për këpucë edhe nga jashtë ShqipërisëTash e gjashtë vjet, ai e ka kthyer këtë zanat në biznes familjar. Çdo ditë thotë se merr porosi të shumta. Aktualisht, prodhon këpucë vetëm për meshkuj. Për t’i përballuar kërkesat, ka punësuar edhe dy këpucëtarë të tjerë.“Klientët janë të shumtë. Ka nga ata që janë besnikë ndër vite, prej se e kam nisur ketë punë. Ata paraqesin modelin e këpucës apo atletes që duan, ngjyrën që preferojnë dhe të dhënat specifike që lidhen me numrin e këmbës”, thotë Cena.“Porositë i marrim kryesisht online, përmes faqeve tona në Facebook apo Instagram. Kohët e fundit ka kërkesa edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, nga e gjithë bota, por ende nuk i kam mundësitë që t’i pranoj, për shkak të vështirësive që kam me transportin, në dorëzimin e porosisë jashtë vendit. Por, disa gjejnë zgjidhje duke dërguar të afërm të tyre për t’i marrë pranë punishtes”, tregon këpucëtari.
Kreshnik Cena në punishten e tij.
Kreshnik Cena në punishten e tij.
Ai thotë se nuk ka vështirësi në gjetjen e materialit, pasi i ka krijuar lidhjet e duhura me biznese që shesin lëndën e parë – lëkurën. Duke qenë se gjithçka realizohet me dorë, Cena thotë se për realizimin e një palë këpucëve janë të domosdoshme 5-6 ditë.“Nuk është fabrikë që çdo makineri e kryen procesin e vet. Gjithçka bëhet me dorë – që nga prerja e kallëpit, më pas prerja e lëkurës, tërheqja e saj, qepja, ngjitja dhe montimi i pjesëve, e në fund lyerja që i jep shkëlqimin e duhur këpucës”, thotë Cena, i cili po mendon edhe për zgjerim të biznesit.Gjashtë-shtatë palë këpucë në ditëVendimin për ta hapur biznesin e tij thotë se e mori pasi kuptoi se zanatit të tij i është rritur vlera. Cena thotë se njerëzit kanë nisur ta vlerësojnë artizanatin në përgjithësi dhe atë të këpucëtarit në veçanti.“Kanë kuptuar gjithashtu se prodhimet e vendit i konkurrojnë edhe ato të importit. Duke parë këtë interes në rritje, dua që produkti ta mbajë logon time, ta kthej në një markë. Unë e them me bindje që këpucë të markave të ndryshme, vetëm emrin kanë, por asgjë më shumë për sa i përket cilësisë. E shoh këtë nga reagimet e shumta që marr në rrjetet sociale”, thotë ai.Cena tregon se çdo ditë në punishten e tij prodhohen 6-7 palë këpucë.
Disa këpucë në punishten e Kreshnik Cenës në Tiranë.
Disa këpucë në punishten e Kreshnik Cenës në Tiranë.
“Kam pasur kërkesa nga dyqane këpucësh. Kërkojnë që t’i blejnë tek unë për t’i tregtuar më pas me çmimin që ata duan, por nuk e përballoj dot këtë fluks. Për disa kohë do të mbetem te porositë nga individë, jo nga bizneset, sepse kjo kërkon më shumë investim, zgjerim të biznesit, të fuqisë punëtore”, thotë Cena.Zanati, që dikur e mësoi prej hallit, i merr thuajse gjithë ditën. Ai thotë se po të kthehej pas në kohë, sërish do të zgjidhte të bëhej këpucëtar. Do të donte që zanatin t’ua trashëgonte edhe djemve të tij, por, deri tani, thotë se vetëm i madhi, 11 vjeç, ka shprehur interes.
Këpucëtari Kreshnik Cena.
Këpucëtari Kreshnik Cena.
“Mendoj se unë jam këpucëtari më i ri në Shqipëri dhe më vjen keq që të rinjtë nuk e duan këtë zanat. Nga ana tjetër, për ta mbajtur gjallë, duhet edhe mbështetje nga shteti. Unë kam aplikuar te Fondi i Artizanëve dhe jam në pritje të përgjigjes. Mirë është që shteti t’u japë një dorë zanatçinjve”, thotë këpucëtari.Fondi i Artizanëve është një nismë e Qeverisë shqiptare që synon të mbështesë projekte, të cilat stimulojnë përcjelljen e zanateve dhe profesioneve te të rinjtë, me qëllim mësimin dhe edukimin profesional të një brezi pasardhës artizanësh.Nën moton “E ardhmja është në origjinë”, fondi përfshin një mbështetje deri në 1 milion lekë, apo 10 mijë euro.

You Might Also Like

Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit

Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s

Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët

Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times July 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rrjeti rus që “paguante politikanët evropianë” u shkatërrua

Kosova Times Kosova Times March 29, 2024
Kush e ka radhën nesër?!
BOTA TOKËSORE SIPËRFAQËSORE E KOHORE NË POEZI
Talibanët afganë ndalojnë artet e përziera luftarake
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?