Dy shtetas serbë sot kanë pranuar fajësinë për pjesëmarrje në turma dhe huliganizëm në Leposaviq në ditën kur u lënduan afër 30 pjesëtarë të KFOR-it dhe u sulmuan Policia e mediet.
Ata kanë dalë sot para gjykatës Themelore në Prishtinë ku kanë shprehur pendim për veprat të cilat u ngarkohen. Ndërkohë që Gjykata pritet që nesër të nxjerrë aktgjykimin për ta.
Pasi u pranua fajësia e tyre, prokurorja Fejzullahu kërkoi nga gjykata që t’i shpallë fajtorë dhe kërkoi dënim sipas ligjeve. Kurse mbrojtja e të akuzuarve propozoi që gjykata të marrë si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë, bashkëpunimin me organet e drejtësisë si dhe pendesën e shprehur.