Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoks, duke thënë se në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë.
“Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar”, ka shkruar Kurti në faqen zyrtare ‘Facebook’.
Tuje ai ka uruar që fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj.
“Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë. Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet”, përfundon urimi i kryeministrit Kurti. /Kosovatimes/