By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kriza e Suedisë dhe e Danimarkës me djegiet e Kuranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kriza e Suedisë dhe e Danimarkës me djegiet e Kuranit
Rajon / Botë

Kriza e Suedisë dhe e Danimarkës me djegiet e Kuranit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/07 at 4:25 PM
Kosova Times Published August 7, 2023
Share
SHARE

Reuters

Aktivistët kundër islamit në Danimarkë dhe në Suedi i kanë djegur dhe dëmtuar disa kopje të Kuranit në muajt e fundit, duke nxitur zemërim te bota myslimane, dhe kërkesa që qeveritë nordike t’i ndalojnë këto akte.

Të dyja qeveritë i kanë dënuar djegiet dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar ligje të reja që do t’i ndalonin këto akte. Mirëpo kritikët e brendshëm kanë thënë se liria e shprehjes është e mbrojtur me kushtetutë, dhe se çfarëdo vendimi për ndryshim mund t’i rrezikojë këto të drejta.

Kush është duke e djegur Kuranin dhe pse?

Të paktën tri herë gjatë muajit të kaluar, djegia e Kuranit është kryer nga Salwan Momika, refugjat nga Iraku, i cili ka thënë se dëshiron të protestojë kundër gjithë Islamit dhe librit të shenjtë.

Teksa ai ka qenë duke protestuar, një grup aktivistësh të së djathtës ekstreme, i quajtur Patriotët Danezë, ka organizuar protesta kundër Islamit në Danimarkën fqinje, duke thënë se dëshiron të dalë kundër atij që e konsideron “islamizim” të shoqërive nordike.

Të paktën dhjetë kopje të Kuranit janë djegur në Danimarkë përgjatë javës së kaluar.

Aktivisti i së djathtës ekstreme, danezo-suedezi, Rasmus Paludan, i cili ka qenë mbrapa djegieve të Kuranit prej vitit 2017, ka vepruar njëjtë edhe këtë vit, duke thënë se është i zemëruar nga kundërshtimi i Turqisë ndaj aplikimit të Suedisë për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Pse kanë shkaktuar djegiet e Kuranit kaq shumë zemërim?

Myslimanët e konsiderojnë djegien e Kuranit si blasfemi dhe akt ofendues, sepse e konsiderojnë librin e shenjtë si fjalë të Zotit.

Dëmtimi i qëllimshëm i Kuranit konsiderohet ofendim që duhet ndëshkuar rëndë.

Myslimanë kanë kujdes të madh ndaj këtij libri.

Sipas traditës myslimane, besimtari duhet të jetë plotësisht i pastër para se ta prekë atë. Kurani nuk duhet të jetë kurrë në tokë dhe asgjë nuk duhet të vendoset mbi të.

Ku qëndron thelbi i problemit në Suedi dhe në Danimarkë?

Danimarka dhe Suedia janë disa prej vendeve më laike dhe liberale në botë, dhe prej kohësh kanë lejuar kritika të ashpra ndaj feve.

Politikanët në gjithë spektrin politik të Danimarkës thonë se ndalesa e plotë do ta kufizonte të drejtën e qytetarëve, të mbrojtur me kushtetutë, për t’u shprehur lirshëm.

“Unë nuk do t’i djegia kurrë librat, mirëpo do të luftoj që njerëzit tjerë ta kenë këtë të drejtë”, ka thënë Susie Jessen, ligjvënëse për partinë e krahut të djathtë, Demokratët e Danimarkës.

Çfarë po bëjnë tani Suedia dhe Danimarka?

Pavarësisht gjithë implikimeve, Suedia dhe Danimarka kanë thënë se janë duke shqyrtuar mundësi ligjore për ta pamundësuar djegien e Kuranit, për t’i shtensionuar lidhjet me kombet myslimane.

Turmat e zemëruara kanë hyrë në Ambasadën e Suedisë në Bagdad në korrik, prandaj të dyja shtetet kanë thënë këtë javë se po përballen me kërcënim në rritje për sigurinë.

Ambasadorët e tyre janë ftuar për intervista nëpër vendet e Lindjes së Mesme dhe janë qortuar nga vendet respektive.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se do të punojë për miratim të kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO, mirëpo ka paralajmëruar, po ashtu, se diçka e tillë nuk do të ndodhë derisa të digjen kopje të Kuranit në Suedi.

Çfarë pritet të ndodhë tani në Danimarkë dhe në Suedi?

Qeveria e Danimarkës dhe ajo e Suedisë kanë thënë se liria e shprehjes është e kufizuar deri në një pikë: është e paligjshme që të ofendohet dikush për orientimin etnik apo seksual.

Mirëpo asnjëri shtet nuk ka legjislacion që mund të përdoret për të ndaluar djegien e Kuranit.

Suedia e ka shfuqizuar ligjin për blasfeminë më 1970, ndërsa Danimarka më 2017.

Në Suedi, policia duhet të lëshojë leje për protestë, dhe mund ta refuzojë atë vetëm nëse rrezikohet siguria publike gjatë organizimit.

Në Danimarkë, protestuesve u kërkohet vetëm që ta informojnë policinë se do të marshojnë.

Qeveria e Suedisë është duke analizuar mundësi për t’i modifikuar ligjet për ruajtje të rendit publik.

Ajo e ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bëjë të paligjshme aktet e djegies së shkrimeve të shenjta.

Qeveria daneze ka thënë të dielën se është në kërkim të një “mjeti ligjor” që do t’ua mundësonte autoriteteve të intervenonin në protesta të tilla, nëse vlerësohet se ato do të kenë “ndikim negativ për Danimarkën dhe për sigurinë e saj”.

You Might Also Like

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014

Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”

Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të

Kosova Times August 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia nisi një sulm me raketa në Kiev. Ka të plagosur dhe shkatërrime

Kosova Times Kosova Times March 21, 2024
Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje
Dërgohet në mbajtje njëri nga të plagosurit në Prishtinë
Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike
Shqipëri: shtohen flamengot në Nartë, por e ardhmja e tyre e kërcënuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?