Ballina 2Rajon / Botë Mes tensionesh në rritje, Letonia përforcon kufirin me Bjellorusinë Last updated: 2023/08/09 at 3:08 PM Kosova Times Published August 9, 2023 Share Russia And Latvia Flags Are Waving Against Each Other On A Closed Cloudy Sky And Lightning Strikes Between Two Flags. SHARE Letonia ka përforcuar masat e saj të sigurisë përgjatë kufirit me Bjellorusinë që nga mbërritja e luftëtarëve të grupit mercenar Wagner. Riga ka akuzuar gjithashtu Minskun se ka ndihmuar emigrantët të hyjnë ilegalisht në Letoni. Një helikopter i Gardës Kufitare Shtetërore Letoneze niset nga Lidumnieki për të inspektuar zonën pranë kufirit mes Bjellorusisë dhe Letonisë më 8 gusht. Letonia, Polonia dhe vende të tjera në krahun lindor të NATO-s kanë shprehur shqetësime për një kërcënim të mundshëm nga Bjellorusia, e cila tani strehon mijëra trupa që i përkasin grupit mercenar Wagner. Letonia, së bashku me Poloninë, ka shtuar masat e saj të sigurisë përgjatë kufirit të saj që nga mbërritja e forcave të Wagner-it në Bjellorusi në korrik. Një shenjë kufitare letoneze shihet në kufirin Letoni-Bjellorusi pranë Robeznjekit. Kufiri mes dy vendeve është pothuajse 173 kilometra i gjatë. Letonia, gjithashtu, ndan kufirin me Rusinë në lindje të saj. Presidenti letonez, Edgars Rinkevics, inspekton kufirin Letoni-Rusi pranë Lidomnjekit më 8 gusht. Shteti baltik ka akuzuar vendin fqinj dhe sundimtarin e tij, Alyaksandr Lukashenka, për prurjen e qëllimshme të emigrantëve nga rajonet e krizës në kufi në mënyrë që të hyjnë ilegalisht në Letoni. Oficerët e njësisë speciale të Gardës Kufitare Shtetërore Letoneze duke patrulluar përgjatë gardhit kufitar me Bjellorusinë pranë Robeznjekit. Riga ka akuzuar forcat bjelloruse të sigurisë për dëmtimin e gardhit kufitar dhe lejimin e katër emigrantëve të kalojnë ilegalisht në atë që ajo e quajti “një provokim tjetër”. Në gusht 2021, qeveria në Riga shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar dhe autorizoi Rojet Kufitare t’i kthejnë prapa emigrantët. Sipas autoriteteve, pothuajse 5.300 persona janë parandaluar ta kalojnë kufirin ilegalisht në Letoni deri më tani këtë vit. You Might Also Like Petkoviq thotë se iu ndalua vizita në Kosovë Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus Austin: S’ka tregues që Hamasi po planifikon sulm ndaj forcave amerikane Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë Kosova Times August 9, 2023 Share this Article Facebook Twitter Email Print Leave a comment Leave a Reply Cancel replyYour email address will not be published. Required fields are marked *Comment * Name * Email * Website Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment. Follow USFind US on Social Medias Facebook Like Twitter Follow Youtube Subscribe Telegram Follow Weekly NewsletterSubscribe to our newsletter to get our newest articles instantly![mc4wp_form] Popular News Rajon / Botë Dronët mbi ujor sulmuan Sevastopolin Kosova Times April 24, 2023 Çmimet u rritën, por shqiptarët shpenzuan më pak për ushqime vitin e kaluar, shkak emigracioni BE-ja pajtohet për ndihmën e re për ushtrinë ukrainase Franca do të mbështesë pranimin e Ukrainës në NATO për ta shtyrë Rusinë drejt negociatave Arrestohet një i dyshuar në veri për përpunim e kultivim të lëndëve narkotike - Advertisement - Global Coronavirus Cases Confirmed 0 Death 0 More Information:Covid-19 Statistics