By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sfidat e mjekëve të rinj në zonat rurale në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sfidat e mjekëve të rinj në zonat rurale në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Sfidat e mjekëve të rinj në zonat rurale në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/08/13 at 8:41 PM
Kosova Times Published August 13, 2023
Share
SHARE

Lëvizjet e mëdha demografike të popullsisë dhe terreni malor e kanë bërë më të vështirë shërbimin shëndetësor në shumë zona rurale në Shqipëri.

Mjekë të rinj janë përfshirë së fundi në shumë qendra mjekësore që shërbejnë në nivele vendore duke u përballur me sfidat e profesionit, por edhe të terrenit.

Në pjesën dërmuese të zonave rurale mbizotërojnë moshat e e treta dhe kjo e shton edhe më shumë nevojën e mjekëve.

Sfidat e mjekëve të rinj në zonat rurale në Shqipëri

Lëvizjet e mëdha demografike të popullsisë dhe terreni malor e kanë bërë më të vështirë shërbimin shëndetësor në shumë zona rurale në Shqipëri.

Mjekë të rinj janë përfshirë së fundi në shumë qendra mjekësore që shërbejnë në nivele vendore duke u përballur me sfidat e profesionit, por edhe të terrenit.

Në pjesën dërmuese të zonave rurale mbizotërojnë moshat e e treta dhe kjo e shton edhe më shumë nevojën e mjekëve.

Në Picar, një fshat mes malesh në Gjirokastër, Elvis Guçe, një mjek i ri, punon në qendrën shëndetësore që mbulon edhe zonat përreth.

Elvisi u kthye nga Greqia pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve dhe prej një viti shërben si mjek i përgjithshëm.

“Jam kthyer edhe sepse më kishin munguar njerëzit e mi, më kishte munguar vendlindja ime, jam kthyer sepse kam dashur të shoh që ato që dëgjoja duke ndjekur aktualitetin janë vërtet të prekshme në terren. Për fat të mirë shoh në të vërtetë se gjërat po lëvizin”.

Elvisi thotë më tej se ka një diferencë mes sistemit shëndetësor që ka njohur në Greqi, një vend i Bashkimit Europian, dhe atij që po përjeton në Shqipëri.

Greqia ka pasur struktura të ngritura tashmë ne dhjetëvjeçarë përpara, nga ana tjetër këtu ka diferencim në aspektin demografik që flasim , këtu ka diferencim në sensin e ndërgjegjësimit të komunitetit për shëndetin, këtu ka mungesë mjekësh, jo se aty nuk ka ,edhe në Greqi kanë nisur të largohen mjekët, por këtu ky fenomen është më i theksuar.

Elvisi flet edhe për sfidat që mjekët e rinj që kanë sidomos në zonat rurale.

Kemi një zonë të madhe si shtrirje gjeografike, ndërsa si numër banorësh, për shkak edhe të lëvizjeve demografike, nuk mendoj se është e papërballueshme. Pavarësisht se ekziston ai opinioni gjerësisht që këtu është vështirë të bësh gjëra, këtu do duhet të përplasesh të bësh gjëra , unë për momentin mund ta them me gojën plot që çfarë do lloj gjëje që më është dashur dhe kam kërkuar për qendrën shëndetësore më është plotësuar apo është bërë maksimumi për të mu plotësuar nga eprorët.

Elvisi tregon për dy nga gjërat që një mjek i ri që vjen nga jashtë vendit duhet të përshtatet në realitetin shqiptar.

Së pari thotë ai të ushqejë jo pritshmëri maksimalen por të jetë i vetëdijshëm se do të japë shumë nga vetja dhe së dyti do gjejë një komunitet që ka nevojë të ndërgjegjësohet për shëndetin.

“Ai që vjen nga jashtë nuk duhet të presë maksimumin, por duhet të mendojë që do të japë nga vetja e tij për të arritur maksimumin. E dyta që duhet të ketë parasysh një mjek i ri i porsadalë këtu në terrenin shqiptar është që do të duhet të ketë punë të vazhdueshme në ndërgjegjësimin e komunitetit, sidomos të moshave të treta, lidhur me kujdesin për shëndetin dhe kontrollet mjekësore.”

Shumë mjekë të sapodiplomuar po largohen gjithnjë e më shumë nga Shqipëria. Elvisi thotë se një faktor i rëndësishëm për mbajtjen e mjekëve është rritja e pagave në sistemin shëndetësor.

“Unë mendoj që ndoshta një faktor shumë i i rëndësishëm është shpërblimi në pagë pasi në fund të ditës të gjithë punojnë për pagën që marrin në fund të muajit. Gradualisht, duke u përmirësuar dhe sistemi i specializimeve të mjekëve dhe pagat e mjekëve, qoftë në parësor, por në gjithë hierarkinë mjekësore, mendoj që mjekët do kthehen disa dhe do qëndrojnë në atdhe një përqindje më e madhe mjekësh të porsadiplomuar.

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër Edi Sinojmeri thotë se vitet e fundit janë përmirësuar përmes rikonstruksionit qendrat shëndetësore në shumë zona rurale dhe janë plotësuar me mjekë, sidomos të sapo diplomuar.

Me riorganizimin e ri të qendrave shëndetësore po ju them me bindje që kemi pothuajse të plotësuar numrin e mjekëve dhe të infermierëve mbi bazë të portalit të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Zoti Sinojmeri thotë më tej se vështirësitë e terrenit dhe përbërja e popullsisë nga moshat e treta në zonat rurale janë sfida për mjekët që punojnë në këto zona.

“Gjirokastra për vetë gjeografinë e saj ka zona edhe të thella malore ku shikoj një përkushtim sidomos nga mjekët e rinj që kanë ardhur dhe kryejnë profesionin e tyre duke ndihmuar dhe brezin e tretë. Ky brez që banon në zonat rurale nuk ka kujdesin e fëmijëve apo të afërmve që kanë emigruar. Unë jam shumë i kënaqur që shoh një përkushtim nga mjekët e rinj duke qëndruar afër pacientëve, afër qytetarëve dhe duke u shërbyer atyre qoftë dhe duke i ekzaminuar dhe me mjekë specialistë në bashkëpunim me spitalin rajonal në Gjirokastër.”

Sipas të dhënave zyrtare vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti në sistemin shëndetësor publik në Shqipëri janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë”, por nevojat janë të mëdha në shumë zona të vendit.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha në parlamentin e Shqipërisë korrikun e këtij viti se në institucionet shëndetësore shqiptare punojnë 5400 mjekë, me një tregues në raport me numrin e banorëve më të ulët, krahasuar me vendet e rajonit.

“Nga njëra anë ne në institucionet tona shëndetësore, kemi 5400 mjekë që po t përkthejë më treguesin, standardin e numrit të mjekëve për 1000 banorë është 1.93 mjekë për 1000 mijë banorë. Sigurisht para pak vitesh ishte 1.2, ne kemi arritur ta rrisim këtë tregues në 1.93, por ende jemi larg standardit që dëshirojmë dhe kemi ambicie. Në vendet e tjera të rajonit ky standard është 2.6 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa në vende të zhvilluara të OECD, ky standard është 3.6 mjekë për një mijë banorë.”

Sipas ministres së Arsimit, shkalla e emigracionit është 20 për qind e mjekëve të diplomuar .

“Fenomeni i largimit të mjekëve dhe profesionistëve në fushën e shëndetësisë drejt vendeve të Perëndimit, drejt vendeve të zhvilluara, tashmë është një realitet jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tjera të rajonit ,madje edhe për vetë vendet e Bashkimit Evropian. Janë 1200 mjekë të cilët janë diplomuar në Shqipëri, por që sot punojnë dhe japin kontribut në institucione shëndetësore të vendeve të Bashkimit Europian apo edhe të vendeve të OECD-së. Nëse llogarisim shkallën e emigrimit është pothuajse 20%”.”

Parlamenti miratoi në korrik një ligj detyrues për qëndrimin në Shqipëri për 5 vite për studentët që përfundojnë universitetin shtetëror të mjekësisë, i cili ngjalli reagime të forta nga vetë studentët.

You Might Also Like

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Kosova Times August 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LVV: Deklaratat e opozitës për librat shkollorë, të papranueshme

Kosova Times Kosova Times September 4, 2023
Terziç: Krenari të dërgojë Borussian në finale
Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi
Rusia pret që Erdogan të ndërmjetësojë bisedimet për paqe me Ukrainën
Ronaldo më i paguari në botë – fiton dy herë më shumë se sa Messi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?