By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit
July 17, 2025
Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar
July 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 korrik
July 17, 2025
Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor
July 17, 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit, ende asnjë i arrestuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit, ende asnjë i arrestuar
Ballina 1Lajme

Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit, ende asnjë i arrestuar

Kosova Times
Last updated: 2023/08/15 at 8:41 PM
Kosova Times Published August 15, 2023
Share
SHARE

Brenda Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë në Laboratorin e Toksikologjisë, vazhdojnë të ruhen një pjesë e mostrave të aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari.

Por, një pjesë e mostrave ende mungojnë që nga zhdukja e tyre në dhjetor të vitit të kaluar. Ende nuk janë gjetur mostrat e gjakut. Në lidhje me zhdukjen e këtyre mostrave ishin suspenduar katër zyrtarë të IML-së, e që pas dy muajsh ata u rikthyen në vendin e tyre të punës.

Por që nga ajo kohë, ende nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, thotë se të gjithë të intervistuarit janë në cilësinë e dëshmitarëve.

“Një pjesë e mostrave nuk janë gjetur vazhdojnë të mungojnë dhe në ndërkohë policia së bashku me autorizimin e prokurorisë ka kryer hetimet edhe në IML për momentin për momentit aq sa kemi informata hetimet janë duke vazhduar mirëpo nuk i kemi asnjë informatë se dikush është i dyshimtë me sa dimë ne të gjithë janë në cilësinë e dëshmitarit nuk ka asnjë person të dyshimtë”, tha për RTK Ditor Haliti u.d. së Drejtorit të IML-së

Haliti thotë se vazhdojnë të mungojnë mostrat e gjakut.

“Ende mungojnë mostrat e gjaku, janë gjetur vetëm mostrat e urinës dhe lukthit, është me rëndësi me thanë që ato mostra kanë qenë të ruajtura dhe janë shfrytëzua ma herët për analizat toksilogjike qoftë në Kosovë dhe jashtë Kosovës është dashur të jenë “, tha Ditor Haliti u.d. së Drejtorit të IML-së

Ndërkohë avokati Tomë Gashi, i cili që nga fillimi ka pasur në dorë rastin Dehari, ndonëse disa herë përmes shkresave ka kërkuar nga Prokuroria Speciale dhe Prokurori i rastit Afrim Shefkiu të dijë se çfarë ka ndodhur tash e 8 muaj me këtë skandal siç e ka quajtur, ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Ne dërgojmë kërkesa të shkruar për më tepër se 8 muaj dhe prokurori i rastit nuk përgjigjet fare. Unë mendoj se nëse prokurori e ka këtë rast dhe e dimë që rasti është tek prokuroi Afrim Shefkiu ka detyrë edhe ligjore edhe morale edhe njerëzore që të përgjigjet me këtë çështje se çfarë po ndodhë me rastin konkret me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit që është IML dhe pretendimet në media që një pjesë e tyre janë kthyer”, Tomë Gashi avokat i familjes Dehari.

Ai ka thënë se fare lehtë mund të identifikohen personat të cilët i kanë marrë mostrat pasi i tërë ambienti në IML është në mbulimin e kamerave.

“Gjithçka është e monitoruar me kamera dhe fare lehet mund të monitorohet personat dhe skandali tjetër pasues është që një pjesë e mostrave janë kthyer kjo është thjesht me të çmend”, tha Tomë Gashi avokat i familjes Dehari.

Për këtë çështje RTK ka provuar për disa ditë me radhë të marrë një përgjigje nga Prokurori i rastit Afrim Shefkiu, porse një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Humbjen e mostrave të Deharit e kishte lajmëruar ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhjetorin e kaluar.

You Might Also Like

Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor

Moti me diell dhe vranësira të pakta

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër

Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë

Kosova Times August 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Komunizmi dhe njerëzit e thjeshtë. Ja fotot që sjellin në jetë realitetin e shekullit të 20-të

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Horoskopi ditor për 18 Janar 2025!
Fakte plus për nevojën e forcimit të institucioneve të zbatimit të ligjit në Veri të Kosovës
Staroviqi shpërndan një hartë ku paraqitet bota me shtetet që njohin dhe s’e njohin Kosovën
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës, botojnë marrëzira
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?