By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nigeri përgatitet për luftë kundër vendeve rajonale, tri javë pas puçit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nigeri përgatitet për luftë kundër vendeve rajonale, tri javë pas puçit
Ballina 2Rajon / Botë

Nigeri përgatitet për luftë kundër vendeve rajonale, tri javë pas puçit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/16 at 6:00 PM
Kosova Times Published August 16, 2023
Share
SHARE

AP

Qytetarët e Nigerit janë duke u përgatitur për luftë kundër vendeve rajonale që kanë kërcënuar me pushtim, tri javë pasi ushtria kryengritëse e vendit e rrëzoi nga pushteti presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Banorët në kryeqytetin Niamej po bëjnë thirrje për rekrutim masiv të vullnetarëve për ta ndihmuar ushtrinë mes kërcënimeve të vazhdueshme nga blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, i njohur si ECOWAS, i cili thotë se do ta përdorë forcën ushtarake nëse junta nuk e kthen në pushtet presidentin Mohamed Bazoum.

ECOWAS-i e ka lënë në gatishmëri një forcë ushtarake për ta rivendosur rendin në Niger, pasi junta e shpërfilli afatin për lirim dhe kthimin e Bazoumit në pushtet.

Kjo iniciativë, e udhëhequr nga një grup i vendorëve në Niamej, ka për qëllim t’i rekrutojë dhjetëra mijëra vullnetarë nga i gjithë vendi, për t’u regjistruar në Vullnetarët për Mbrojtjen e Nigerit, për të luftuar, ndihmuar me kujdes mjekësor, dhe për të ofruar logjistikë teknike dhe inxhinierike përveç gjërave të tjera, në rast se junta ka nevojë për ndihmë, tha për Associated Press Amsarou Bako, njëri nga bashkëthemeluesit.

“Është eventualitet. Ne duhet të jemi të gatshëm çfarëdo që të ndodhë”, tha Bako.

Rekrutimi do të fillojë të shtunën në Niamej, si dhe në qytetet e tjera ku mund të futen forcat pushtuese, si në afërsi të kufijve me Nigerinë dhe Benin, dy vende, të cilat kanë thënë se do të marrin pjesë në ndërhyrjen ushtarake.

Kushdo mbi moshën 18-vjeçare mund të regjistrohet dhe lista me vullnetarë do t’i jepet juntës për t’i thirrur ata nëse është e nevojshme, tha Bako. Junta nuk është e përfshirë, por është e vetëdijshme për këtë iniciativë, shtoi ai.

Tensionet rajonale janë rritur, pasi mosmarrëveshja mes Nigerit dhe ECOWAS-it nuk ka treguar shenja përmirësimi, megjithëse të dy palët kanë lënë të kuptohet se janë të hapura për ta zgjidhur krizën në mënyrë paqësore.

Javën e kaluar, junta tha se është e hapur për dialog me ECOWAS-in, por pak më vonë e akuzoi Bazoumin për “tradhti të lartë” dhe e tërhoqi ambasadorin e vet nga shteti fqinj, Bregu i Fildishtë.

Është e paqartë se kur dhe nëse ECOWAS-i do të ndërhyjë ushtarakisht, por nëse do ta bëjë, atëherë pushtimi do të përfshinte disa mijëra trupa dhe do të kishte pasoja shkatërruese, thonë ekspertët e konfliktit.

“Një ndërhyrje ushtarake që nuk duket se ka fund, rrezikon shkaktimin e luftës rajonale, me pasoja katastrofike për shumicën e Sahelit, i cili është i goditur tashmë nga pasiguria, zhvendosja dhe varfëria”, tha Mucahid Durmaz, analist i lartë në Verisk Maplecroft, kompani e inteligjencës për rrezik global.

Nigeri shihej si njëri prej vendeve të fundit demokratike në rajonin e Sahelit, në jug të Shkretëtirës së Saharës, dhe partner i vendeve të Perëndimit, në përpjekje për ta ndalur dhunën e vazhdueshme xhihadiste të Al-Kaidës dhe grupit militant, Shteti Islamik.

Franca, ish-sunduese koloniale e Nigerit, dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë nga rreth 2.500 trupa ushtarake në rajon, të cilat e stërvitin ushtrinë e Nigerit dhe, në rastin e Francës, kryejnë operacione të përbashkëta.

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Niger, Kathleen FitzGibbon, pritet të mbërrijë në Niamej në fund të javës, sipas një zyrtari amerikan. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur ambasador në këtë vend qe gati dy vjet; disa ekspertë të Sahelit thonë se kjo e ka lënë Uashingtonin me më pak qasje ndaj informacioneve dhe lojtarëve kyçë.

“ShBA-ja është në një situatë të vështirë me zgjidhje jo të mira. Ose do ta mbajë qëndrimin parimor dhe të bëjë trysni për demokraci duke e asgjësuar juntën dhe duke rrezikuar ta çojë atë në duart e Rusisë, ose do të heqë dorë nga parimet dhe do të punojë me juntën me shpresë për ta krijuar një marrëdhënie produktive dhe funksionale”, tha Michael Shurkin, nga Këshilli Atlantik.

Derisa vendet e perëndimore po mendojnë si të përgjigjen, qytetarët e Nigerit janë të bindur se do të pushtohen së shpejti.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Kosova Times August 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Doarsa Kica-Xhelili kritikon ashpër ministrin Sveçla: Tenderët po fshihen nga Serbia apo nga populli?

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
Drone misterioze mbi aeroportet në të gjithë Evropën – për çfarë bëhet fjalë?
Begaj nderon Ismail Qemalin në 182-vjetorin e lindjes
Distria në finalen e madhe të Parisit
Ai kaloi 50 vjet në një burg amerikan, yjet kërkuan lirimin e tij. Ai u la i lirë sot.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?