By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Arrestohet ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Arrestohet ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/08/17 at 2:20 PM
Kosova Times Published August 17, 2023
Share
SHARE

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), në Shqipëri është arrestuar ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj.

Ai është vënë në pranga në kuadër të hetimit për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, ish-zyrtari Rrjepaj akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Gjithashtu, është arrestuar edhe Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi koncesionin.

Ai akuzohet për mashtrim.

Në “arrest shtëpiak” janë edhe dy ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa për katër persona të tjerë nën hetim për këtë çështje, është dhënë masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Për këtë çështje të enjten është marrë në pyetje ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Mësohet se ai është thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me një shkresë të firmosur nga Ministria e Financave në 2015, që ka lidhje me këtë tender.

Ministria e Shëndetësisë lidhi në fund të vitit 2015 një kontratë koncesionare me kompaninë “Sani Service” për 100 milionë dollarë “për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

Kontrata koncensionare u lidh për një periudhë 10-vjeçare.

Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve mjekësore u kallëzua në SPAK nga shoqëria civile, konkretisht nga Nisma “Thurje”, katër vjet më parë.

Në kallëzimin e përfaqësuesve të Nismës “Thurje” theksohej se zyrtarët publikë, të përfshirë në dhënien e tenderit, “mund të kenë kryer veprat penale: shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsionin pasiv, duke përdorur pushtetin publik për përfitime private”.

Ky ka qenë kallëzimi i parë që është depozituar në SPAK, pas ngritjes së këtij institucioni të drejtësisë në nëntor 2019.

Për këtë çështje është pyetur edhe Ilir Beqja, i cili në kohën që u firmos kontrata ka qenë ministër i Shëndetësisë.

Sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, për 10 vjet Qeveria shqiptare do t’i paguajë koncesionarit 100 milionë euro.

Por, tejkalimi i kostove dhe shkeljet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që në vitet e para të zbatimit.

Në vitin 2018, Ministria e Shëndetësisë urdhëroi spitalet t’i reduktojnë operacionet.

Ministrja e Shëndetësisë nuk e mohoi, por foli për racionalizim të ndërhyrjeve.

“Nuk ka asnjë urdhër, ka vetëm racionalizim, optimizim, siguri për qytetarët”, deklaroi në atë kohë ministrja Ogerta Manastirliu.

Përveç koncensionit të sterilizimit, në SPAK janë dorëzuar kallëzime edhe për dy koncesione të tjera në shëndetësi, konkretisht “kontrolli shëndetësor falas” (check Up) si dhe “hemodializa”.

You Might Also Like

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Kosova Times August 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi: Skema e profesionistëve të rinj transformoi administratën publike

Kosova Times Kosova Times November 9, 2024
Marseille tenton transferimin e sulmuesit të United
Deputetja e Nismës i përgjigjet Haradinajt: Falë Fatmir Limajt, AAK-ja është në Kuvend
Të respektohet vullneti i elektoratit!
“Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur”: Jeta në një rajon të Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?