By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paraburgim “pa afat” për dy kosovarët e kapur në Shqipëri për shpërndarje droge
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Paraburgim “pa afat” për dy kosovarët e kapur në Shqipëri për shpërndarje droge
Ballina 2Rajon / Botë

Paraburgim “pa afat” për dy kosovarët e kapur në Shqipëri për shpërndarje droge

Kosova Times
Last updated: 2023/08/17 at 2:09 PM
Kosova Times Published August 17, 2023
Share
SHARE

Dy shtetasit e Kosovës, që janë arrestuar dy ditë më parë në Shqipëri, nën dyshimet se kanë shpërndarë drogë, do të qëndrojnë në paraburgim “pa afat”.

Gjykata Penale e Tiranës e ka caktuar këtë masë sigurie për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku janë sekuestruar 11.300 doza të drogës së llojit ekstazi.

Dy kosovarët, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe tre bashkëpunëtorët e tyre nga Shqipëria, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia, do të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.

Besnik Mujeci, 40-vjeçar është asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Pas lajmit për arrestimin e tij, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga radhët e saj.

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar!”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook.

Arrestimi i Mujecit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, është kryer pas një hetimi disamujor në kuadër të operacionit të koduar “PUNISHER 2”.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik, i kanë kaluar dërgesat [e drogës] nëpërmjet linjave të autobusëve Prishtinë-Tiranë.

Pasi dërgesat kanë arritur në Tiranë, ato janë transportuar me vetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit janë caktuar në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish.

Të dyshuarit janë kapur me një dërgesë me lëndë të dyshuar narkotike prej 11.300 tabletave ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kilogramë, që ka vlerën e rreth 400 mijë eurove në treg.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times August 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Escobar: Bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kosova Times Kosova Times January 21, 2023
Foden: E trishtueshme që Klopp po largohet nga Liverpooli
Kina do të kufizojë eksportet e dronëve nga 1 shtatori
Disa mercenarë të Wagner u vranë në një sulm nga një grup i lidhur me Al-Kaedën në Mali
Gruaja e Navalnyt: Do të vazhdoj luftën e burrit tim për një Rusi të lirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?