Policia e Kosovës ka dhënë detaje për bastisjet që u kryen të premten në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në një restorant në Prishtinë, si dhe banesën e afaristit Ridvan Muharremit.
Aksion i policisë, rezultoi me arrestimin e dy zyrtarëve të MINT-it, si dhe arrestimin e Ridvan Muharremit, si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Në raportin 24-orësh të Policisë, theksohet se kontrollet në fjalë janë kryer në bazën të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Në raport thuhet se janë kontrolluar një shtëpi, dy banesa, një lokal afarist dhe dy zyre.
“Me datë 18.08.2023 është zbatuar urdhëresa e datës 17.08.2023 e Gjykatës Themelore në Prishtinë–Departamenti Special për kontrollim, ku janë kontrolluar një shtëpi, dy banesa, një lokal afarist dhe dy zyra”, theksohet në raport.
Policia bënë të ditur se tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.