Dy persona kishin mbetur në ashensorin e ndërtesës pasi ishte bllokuar dhe me pas kanë filluar të grinden mes vete.
“Është raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar dhe si pasoj kanë mbetur dy të dyshuar të cilët kanë filluar në grindje në mes veti. Njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarje dhe me forcë kanë hapur ashensorin ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor dhe njërin prej tyre e ka sulmuar. Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.