By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit
June 4, 2025
Moti në Shqipëri me diell
June 4, 2025
Vende në këmbë në aeroplanë – E ardhmja e re e fluturimeve të lira?
June 4, 2025
Moti sot i nxehtë, temperatura deri në 31 gradë
June 4, 2025
Horoskopi ditor për 4 qershor
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 9:56 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Tetë muaj pas aksionit të bujshëm të qeverisë kundër pallateve në shkelje të lejeve të ndërtimit, kompanitë ndërtuese janë rikthyer në kantieret e konfiskuara, ndërsa institucionet bëjnë një sy qorr ndaj shkeljes së përsëritur të ligjit.

Në shtator të vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij nisën një aksion të bujshëm kundër pallateve shumëkatëshe që kishin shkelur lejet e ndërtimit në Tiranë, duke paralajmëruar konfiskimin e tyre dhe përdorimin për qëllime sociale.

Në mbështetje të këtij aksioni, qeveria miratoi vendimin me nr. 589/2022 që i hapte rrugën konfiskimit, por u jepte njëkohësisht ndërtuesve mundësinë e legalizimit përmes parablerjes me çmimin e tregut të kateve pa leje.

Në daljet e tij publike, zoti Rama fajësoi drejtësinë, por edhe opozitën e mediat se kishin heshtur për ndërtimet pa leje në mesin e Tiranës.

“Askush, as opozitat, as media nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi nuk i kërkoi katet e metrat e ndërtuara pa leje për qëllim fitimi deri në mes të Tiranës. Sepse të tërë ose e kanë të ngjyer gishtin kush më shumë e kush më pak, kush direkt e kush indirekt në mjaltin e tullave të betonit ose iu kanë sytë aq të verbuar dhe veshët kaq tapë nga urrejtja”, shprehej ai.

Edhe ministrat e qeverisë i denoncuan ndërtimet pa leje si krime të mistershme.

“Ky është shembulli më flagrant është simbolikë e shkeljes së ligjit… kemi 9 kate ndërtim pa asnjë letër, se si kjo ka ndodhur ky për të thënë të drejtën është një mister për ne”, thoshte zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Sipas Ministrisë së Financave, 25 objekte u konfiskuan si pjesë e këtij aksioni, pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë. Por tetë muaj më vonë, ndërtuesit janë rikthyer në kantieret e konfiskuara dhe kanë rifilluar ndërtimet, sërish pa leje.

Në muajt korrik dhe gusht, BIRN filmoi punëtorë ndërtimi dhe makineri në punë në pallatet e konfiskuara në zonën e liqenit të Thatë, në afërsi të Kopshtit Zoologjik si dhe në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Punimet po kryhen respektivisht nga kompania Xheluks në pronësinë e Julian Morinës, kompania Salillari si dhe Arb and Trans 2010 e themeluar nga zyrtari socialist, Arben Maloku.

E pyetur nga BIRN për statusin e këtyre objekteve, Ministria e Financave, e cila është de facto pronare pas konfiskimit, tha se ishte në një proces negocimi me kompanitë ndërtuese për parablerjen e shtesave, por shtoi se asnjëra prej tyre nuk ishte pajisur me leje të azhornuara ndërtimi.

Ministria pretendoi gjithashtu se kishte arkëtuar deri në gusht 265 milionë lekë nga 8 subjekte që kishin paguar 10% e vlerës dhe një subjekt që kishte paguar vlerën e plotë, por refuzoi të vinte në dispozicion raportet e vlerësimit të kateve pa leje që përcaktojnë çmimet.

Ministria e Financave ia la përgjegjësinë autoriteteve të tjera të kontrollit të territorit për fillimin e punimeve në kantieret e konfiskuara, në mungesë të lejeve të reja të ndërtimit.

“Njoftimet e kryera nga ana jonë, kanë të bëjnë në lidhje me etapat e procesit nëpërmjet të cilit kalon ndërtimi i konfiskuar dhe jo me dhënien e lejes së ndërtimit apo për më tepër konfirmim për vijim të punimeve,” tha Ministria në një përgjigje me shkrim.

Kryeministri Edi Rama dhe Policia e Tiranës nuk iu përgjigjën pyetjeve për ligjshmërinë e këtyre punimeve. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla i tha BIRN-it se kompanitë e ndërtimit po i kryejnë punimet në zonat me leje.

“Për zonat pa leje do marrin leje në KKT,” tha Balla.

Paralelisht me procesin administrativ, edhe Prokuroria e Tiranës regjistroi më herët procedime penale për ndërtuesit që kishin shkelur lejet e ndërtimit. Kreu i Prokurorisë, Arens Çela i tha BIRN-it se rifillimi pa leje i punimeve ishte referuar në disa raste penalisht dhe ishte “bashkuar me hetimin kryesor”.

Ekspertët e shohin aksionin e qeverisë të lidhur me fushatën e fundit elektorale, ndërsa vlerësojnë se ndërtuesit përfituan sërish trajtim klientelist në shkelje të ligjit.

“Pra kemi të bëjmë me një presion elektoral, një përpjekje për t’u pasqyruar si në favor të ligjit nga ana e ekzekutivit dhe pushtetit lokal në periudhë zgjedhore dhe pastaj vazhdon rituali i zakonshëm i bargain (Pazar) i thonë në Anglisht, i negocimeve me biznesin në varësi me humorin e drejtuesve të qeverisë”, thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lëvizja “Bashkë”, Mirela Ruko, thotë se kjo histori ekspozon standardet e ndryshme mes qytetarëve të thjeshtë dhe ndërtuesve të mëdhenj.

“Si mendoni se do ndjehet një qytetar se është dënuar për shembull se ka bllokuar ballkonin e vet për të zgjeruar pak hapësirën e shtëpisë së vet, ndërkohë nga ana tjetër kemi një njeri që ndërton pesë gjashtë kate mbi lejen e ndërtimit dhe mbi atë s’ka ndodh asgjë. Ligji nuk qenka i barabartë e ne nuk jemi të barabartë para ligjit të gjithë njësoj”, thotë zonja Ruko.

Sipas Ministrisë së Financave, pallatet e konfiskuara do t’u kthehen ndërtuesve pasi të paguajnë vlerën e plotë të parablerjes, ndërsa më pas mund të aplikojnë për azhurnimin e lejeve të ndërtimit.

You Might Also Like

Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë

Këto janë 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2025

Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën

Ukrainasit sulmojnë urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv.

Kurti: Kosova po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

LBK kërkon masa të menjëhershme: Sektori i ndërtimit po vuan nga neglizhenca e KEDS

Kosova Times Kosova Times March 31, 2024
Mosmarrëveshje a blerje kohe për Asociacionin
Tërmet i fuqishëm përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë
Pashinian: Armenia më nuk mund të mbështetet te Rusia për mbrojtje
Irani ua ndalon disa personaliteteve daljen nga shteti pas mbështetjes së protestave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?