Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në kategorinë e vendeve me ujë të pasigurt, ndërsa vlerësimi është bërë duke shqyrtuar dhjetë komponentë të ndryshëm bazë, nisur nga cilësia e ujit dhe kanalizimi e deri te qëndrueshmëria e burimeve ujore dhe rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike, thuhet në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara.