By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A ka e kanë brakstisur ndërkombëtarët Kosovën? Osmani: Pa ShBA, ne do ishim zhdukur si shtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > A ka e kanë brakstisur ndërkombëtarët Kosovën? Osmani: Pa ShBA, ne do ishim zhdukur si shtet
Ballina 1Lajme

A ka e kanë brakstisur ndërkombëtarët Kosovën? Osmani: Pa ShBA, ne do ishim zhdukur si shtet

Kosova Times
Last updated: 2023/09/04 at 10:12 PM
Kosova Times Published September 4, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaron se pa ShBA-në, Kosova do ishte zhdukur si shtet.

Në një intervistë për “Top Story”, Osmani e konsideron raportin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ekzistencial për Kosovën, si dhe risjellë në kujtesë një pasazh të Biden në një nga fjalimet më ikonike sa i përket pushtimit të Ukrainës.

“Në momentet më të rënda që përjeton, ka shumë rëndësi kush qëndron me ty”.

Pjesë nga biseda:

Duma: Ka ndonjë gjë që është thyer në marrëdhënie me ShBA-në dhe duhet riparuar edhe nga faktorë të rëndësishëm politik siç jeni ju?

Osmani: Unë jam thellësisht e bindur se për suksesin e Republikës së Kosovës si shtet sovran i integruar në strukturat euroatlantike duhet të vazhdojmë ta trajtojmë raportin me ShBA si ekzistencial. Këtë fakt unë e kam përjetuar si një e re në politikë e angazhuar në proceset kyçe të pavarësisë së Kosovës, të njohjes së saj, të hartimit të Kushtetutës së parë të Republikës tonë, të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Asnjë sukses i yni nuk do të arrihej pa rolin ekzistencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontributi i tyre shihet në çdo sferë, në çdo frymë të republikës tonë. Madje 4 korrikun unë e përmenda jo vetëm për simbolikën që ka, por edhe për të treguar se është ndërtuar për herë të parë ushtria jonë. Uniformat e para që kanë mbajtur ushtarët tanë kanë qenë uniformat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk është vetëm simbolikë, është një lloj zgjidhje afatgjate strategjike që tregon, ashtu sikurse e tha edhe Presidenti Biden në një nga fjalimet ikonike sa i përket pushtimit të Ukrainës, “në momentet më të rënda që përjeton, ka shumë rëndësi ku qëndron, për çfarë qëndron, por mbi të gjitha kush qëndron me ty”. Kosova ka përjetuar gjenocidin, ka përjetuar një situatë ku secilin prej nesh, edhe fëmijët në atë kohë, tentonin të na vrisnin për të na hequr nga faqja e dheut.

Kjo nuk ka ndodhur para shumë shekujsh, është një përjetim që secili prej nesh në Kosovë e kujton çdo ditë. Prandaj nuk duhet të harrojmë kush qëndroj me ne në momentet kur Serbia tentoi të na zhdukte nga faqja e dheut. Kush qëndroi me ne kur bëmë hapat e para si shtet.

A e menaxhoi mirë Kurti krizën në veri? Osmani: Koordinimi me aleatët s’të bën më pak sovran

Gjatë intervistës së saj me Grida Dumën, Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar edhe krizën në veri të Kosovës dhe mënyrën se si e menaxhoi kryeministri Kurti.

Ajo është shprehur se koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran, por përkundrazi do të kishte më shumë rezultate pozitive.

Osmani tha se ka pasur raste qe politikanët e Kosovës nuk janë koordinuar me aleatët dhe në këto raste nuk i ka dalë mirë rezultati.

“Mendoj që koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran. Koordinimi me ta nënkupton më shumë sukses më shumë rezultate dhe kjo është dëshmuar në këto 22 vite. Ndonjëherë ka raste ku jo domosdoshmërisht strategjia apo taktikat janë identike me atë që mund t’i mendojnë aleatët por në asnjë moment nuk kemi pasur dallime në atë që është qëllimi përfundimtar i yni. Përderisa qëllimi përfundimtar është njësoj, strategjia duhet të koordinohet në mënyrë që të arrijmë atë qëllim më shpejt e më mirë. Jo gjithnjë pajtohemi me taktikat bashkë me miqtë tanë, por gradualisht vijmë tek pika e përbashkët. Ka pasur raste gjatë këtyre 20 viteve që politikanët tanë nuk e kanë pasur durimin që të tentojnë t’i bindin aleatët tanë që veprimin ta marrin të koordinuar dhe të përbashkët. Nuk na ka dalë mirë sado që Kosova ka pasur të drejtë, sado ka zbatuar kushtetutën e saj”- tha Osmani.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times September 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia gjen rreth 11 kilogramë marihuanë të fshehur

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Abazoviq merr pjesë në hapjen e fabrikës ruse në Nikshiq
“S’di çka do shteti më shumë nga unë” – Gjykimet ndaj dhunës në familje zgjaten
Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë
Rreth 17 pelegrinë të vdekur pas përplasjes së një autobusi në Pakistan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?