Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatëve të tjerë që ta nxisin Serbinë për të përmbushur detyrimet e draftit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se Serbia ka rënë dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon që ta minojë atë.
“Një vit më parë, BE-ja me lidership të Francës dhe Gjermanisë na prezantoi një projekt-traktat për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani kërkon ta minojë atë.
BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
1 year ago, the EU—w/ 🇨🇵 & 🇩🇪 leadership—presented us a draft treaty to normalize Kosova–Serbia relations. Serbia agreed to the final version on Feb 27, but now seeks to undermine it. 🇪🇺, 🇺🇲 & other allies must urge Serbia to fulfil its treaty obligations—fully & unconditionally.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 9, 2023