By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”
Ballina 1Lajme

Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Kosova Times
Last updated: 2023/09/25 at 8:14 PM
Kosova Times Published September 25, 2023
Share
SHARE

Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi.

“Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla.

Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 syresh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, konfirmuan autoritetet. Ato nuk thanë nëse personat tjerë të armatosur, u larguan.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarve u është caktuar tashmë masa e ndalimit prej 48 orësh dhe se ata dyshohen për një sërë veprash, përfshirë “sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “përgatitje të veprave terroriste” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë të hënën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se hetimet për të arrestuarit janë duke vazhduar.

“Sa i përket identifikimit të personave që kanë qenë prezentë, është duke u bërë një punë e madhe, por, për momentin, informacionet në këtë drejtim nuk mund t’i ndajmë me publikun”, tha Hoxha.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i tij i Brendshëm, Xhelal Sveçla, akuzuan Beogradin zyrtar për orkestrimin e sulmit në Banjskë.

Çfarë thonë autoritetet në Beograd?

Në Beograd nuk ka asnjë informacion zyrtar për sulmuesit e Policisë së Kosovës, përveç asaj që tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Serbët nga Kosova u rebeluan, pasi nuk deshën ta vuajnë më terrorin e Kurtit”, tha Vuçiq.

Por, nuk ka asnjë përgjigje zyrtare në pyetjet se kush janë sulmuesit, kush i ka trajnuar dhe me kë kanë qenë të lidhur.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse dikush nga grupi i sulmuesve ka kaluar në Serbi dhe nëse ai është arrestuar.

Meho Mahmutoviq, drejtor i spitalit në Novi Pazar, qytetit më të afërt përtej kufirit të Kosovës, nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar deklaratat e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se gjashtë sulmues të policisë në Banjskë po trajtohen në këtë spital.

REL-i mori vesh jozyrtarisht nga një burim brenda spitalit se disa nga sulmuesit janë duke u trajtuar aty. Megjithatë, burimi nuk ka mundur ta thotë numrin e saktë dhe as të japë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ekipi i REL-it shkoi te spitali në Novi Pazar pasditen e së hënës, por nuk vërejti prani të shtuar të policisë.

Qeveria e Serbisë dhe Zyra për Kosovën në Serbi nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për t’i komentuar pretendimet e ministrit Sveçla se Millan Radoiçiq – nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe – është i lidhur me sulmin.

Qeveria serbe nuk iu përgjigj as pretendimeve të Prishtinës se grupi që ka sulmuar Policinë e Kosovës, dyshohet se është mbështetur aktivisht nga kjo qeveri.

As Presidenca e Serbisë nuk dha ndonjë koment.

Dushan Janjiq, nga Forumi joqeveritar për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e zakonshme për hetimet që të mos zbulojnë emra, derisa të kontrollohet gjithçka.

“Nëse autoritetet në Beograd dinë vetëm atë që ka lexuar Vuçiq, atëherë duhet ta zëvendësojnë menjëherë Vulinin”, thotë Janjiq.

Aleksandar Vulin është kreu i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA). Ai është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, nën dyshimet për korrupsion dhe përfshirje në trafikun e drogës, si dhe për lidhje me Rusinë.

Janjiq thotë se, aktualisht, nuk ka informacione se ku janë “njëzet apo tridhjetë personat e mbetur nga grupi që u përlesh me Policinë e Kosovës”.

Autoritetet e Kosovës thanë se grupi prej rreth 30 sulmuesish ishte i armatosur me armë të rënda, përfshirë, sipas tyre: granata, armë ushtarake dhe disa automjete të blinduara.

Një sasi e madhe e këtij armatimi u konfiskua, tha Policia e Kosovës.

Janjiq thotë se motivi i sulmit ndaj Policisë së Kosovës është politik dhe përmend deklaratën e Vuçiqit se bëhet fjalë “për rebelim të popullit” serb.

“Tash e tutje mund të flasim për parapolici apo paraushtarakë brenda komunitetit serb”, thotë Janjiq.

Në një adresim të jashtëzakonshëm më 24 shtator, Vuçiq i hodhi poshtë akuzat se policia apo ushtria serbe janë të përfshira në sulmin në Banjskë.

Ekspertë të sigurisë në Kosovë thanë për Radion Evropa e Lirë se grupi që sulmoi policët kosovarë, nuk është strukturë spontane, por e organizuar dhe e parapërgatitur mirë.

“Tash, lind pyetja: A ka qenë drejtpërdrejt shteti serb i përfshirë në këtë strukturë apo kanë qenë elemente radikale të përziera? Kjo është vështirë të konfirmohet. Por, pasi që ka persona të arrestuar, atëherë informacionet se kush i ka shtyrë ata që të organizohen, do të gjenden”, tha Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Edhe Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, i tha REL-it se sulmi në veri duket se ishte një aksion “i organizuar mirë”.

Komuniteti ndërkombëtar e dënoi sulmin në Banjskë në termat më të fuqishëm.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times September 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bie në kontakt me ujin, ndërron jetë 72-vjeçari

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Në pritje të heqjes së vizave që ndanë familje
Grupi telegram në Serbi me përdhunime dhe pornografi: “Ata vlerësojnë nënat dhe motrat e njëri-tjetrit”
Veteranët e UÇK-së kërkojnë mbështetje nga Ambasada gjermane
Tahiri mban sot konferencë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?