Ai këto i komente i bëri sot në konferencën ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë, organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Kurti tha se qeveria e Kosovës po mbështet arsimin dhe do të punojë që AKA të jetë në institucionet ndërkombëtare, raporton RTKlive.

“Kosova paraqet një rast të veçantë se si një universitet ka prodhuar vet shtetin. E kam fjalën për Universitetin e Prishtinës i cili që nga themelimi në vitin 1970, ka prodhuar gjithë elitat kulturore, profesionale dhe poetike që i kanë prirë proceseve emancipuese, shoqërore dhe përpjekjes së popullit të Kosovës për çlirim dhe për krijimin e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.