By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare
Rajon / Botë

Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare

Kosova Times
Last updated: 2023/10/01 at 3:02 PM
Kosova Times Published October 1, 2023
Share
SHARE

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për bisedime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, për ta kthyer paqen në Nagorno-Karabak, duke shtuar se ky rajon është duke përjetuar krizë humanitare.

“E kam ndjekur situatën dramatike të zhvendosjes së njerëzve nga Nagorno-Karabaku në ditët e fundit dhe e përsëris thirrjen time për bisedime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke shpresuar se bisedimet mes palëve do ta sjellin një marrëveshje afatgjate, e cila do t’i japë fund krizës humanitare”, tha papa të dielën.

Më shumë se 100.000 refugjatë kanë mbërritur në Armeni që prej operacionit ushtarak të Azerbajxhanit për ta rimarrë kontrollin në Nagorno-Karabak, tha të shtunën Organizata e Kombeve të Bashkuara.Më 28 shtator, liderët e Republikës së Nagorno-Karabakut kanë thënë se entiteti i tyre, i stilit separatist, do të pushojë së ekzistuari prej 1 janarit.

Presidenti i Karabakut, Samvel Shahramanian, tha se ky vendim është marrë pas situatës së krijuar dhe pasi Azerbajxhani e ka fituar kontrollin e plotë në këtë rajon.

Në dekretin e tij është përmendur arritja e një armëpushimi javën e kaluar për t’iu dhënë fund luftimeve.

Nagorno Karabaku, i njohur si Artsak nga armenët, është një zonë malore pa dalje në det, në Kaukazin e Jugut.Që nga rënia e Perandorisë ruse në vitin 1917, edhe Azerbajxhani, edhe Armenia thonë se kanë kontroll mbi të.

Territori njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por banorët e tij janë kryesisht armenë etnikë dhe kanë Qeverinë e tyre, e cila ka pasur vazhdimisht lidhje të ngushta me Qeverinë në Armeninë fqinje, por nuk është njohur zyrtarisht prej saj apo shteteve të tjera anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Armenët, të cilët janë të krishterë, pretendojnë se kanë një dominim të gjatë historik në këtë zonë, që daton disa shekuj para Krishtit.

Azerbajxhani, banorët e të cilit janë kryesisht myslimanë, e lidh gjithashtu identitetin e tij historik me këtë territor. Ai i akuzon armenët për dëbimin e azerbajxhanasve që kanë jetuar aty në vitet 1990.

You Might Also Like

Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg

SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin

Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës

LIVE/ Nga protesta ne Shkup, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

Kosova Times October 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aeroporti i Vilniusit u mbyll për shkak të balonave me ajër të nxehtë që vinin nga Bjellorusia

Kosova Times Kosova Times October 5, 2025
Dështon debati parlamentar për tekstet shkollore
Balluku publikon foto të autorëve të dyshuar për zjarrvënie: Tolerancë zero, ligji ka forcë
Sulmojnë fizikisht zyrtarin policor, arrestohen dy të dyshuar në Gjilan
Allegri: Nuk e di nëse humbja me Interi është ndeshje e titullit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?