Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha sot se Bashkimi Evropian nuk dëshiron dhe nuk mund ta detyrojë Kosovën të zbatojë marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
Ai deklaroi se fakti që NATO-ja furnizon policinë e Kosovës me armë dhe “i ndihmon të krijojnë ushtrinë, shkel rëndë rezolutën themelore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244”, raporton TASS.
“Degradimi i vazhdueshëm i situatës në këtë rajon të Serbisë është thellësisht shqetësues. Respektimi i parimeve të Kartës së OKB-së në tërësinë e tyre dhe lidhja reciproke janë çelësi i paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, tha ministri.“Për momentin, BE-ja nuk dëshiron apo as nuk mund t’i detyrojë repartet e saj të Kosovës që të zbatojnë marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga viti 2013 për krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë, e cila ka të drejta të veçanta për gjuhën dhe traditat e saj”. tha Lavrov.